(VIDEO) Sefer Emini gjen golin e parë në Danimarkë

(VIDEO) Sefer Emini gjen golin e parë në Danimarkë

Reprezentuesi i të rinjëve të Maqedonisë, Sefer Emini sonte ka shënuar golin e tij debutues për klubin danez Sonderjyske.

Mesfushori shënoi në minutën e 16-të për të kaluar skuadrën e tij në epërsi për shifrat 2-0 ndaj skuadrës Vendsissel. Megjithatë, Sonderjyske nuk arriti ta mbaj këtë avantazh deri në fund dh, duke mbyllur ndeshjen kështu me barazim 2:2.

Pas xhiros së 10-të, skuadra e Eminit renditet në vendin e 3-të të tabelës në Ligën e Dytë të futbollit danez me 20 pikë, katër më pak se Velje që mban kreun.

Për Eminin, sonte ishte paraqitja e katërt për klubin e ri këtë sezon, tek të cili u transferua nga Makedonija Gjorçe Petrovi.

GOLI SEFER EMINIT