` . (VIDEO) Së shpejti shpallet thirrja për klimatizuesit inverter - TV-SHENJA

(VIDEO) Së shpejti shpallet thirrja për klimatizuesit inverter

Marrëveshja e partive politike për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill nuk do t’i anulojë paralajmërimet e Qeverisë për subvencionimet në shumë sfera të biznesit dhe për amvisëritë. Nga Qeveria konfirmojnë se së shpejti shpallet konkursi për subvencionimin e klimatizuesve inventer me të cilat qytetarët do të zëvendësojnë koftorët me dru para se fillimit të sezonit dimëror. Aktualisht kompania për prodhimin e energjisë elektrike “Elem” po përgadit konkursin në të cilin qytetarët do të konkurrojnë për të përfituar nga ky subvencionim, ndërsa mbështetja do të bëhet përmes vauçerëve të cilët do t’u ndahen qytetarëve dhe më të njëjtit do të mund të blihen pajisjet inventer.
Nga Qeveria thanë se puna e tyre ka përfunduar momentin kur informata e kryeministrit Zoran Zaev është miratuar në mbledhje të ekzekutivit dhe më pas i është përcjellur “ELEM”-it për implementim. Por përveç kësaj mase, Qeveria paralajmëron se do të realizojë edhe masat e tjera dhe subvencionet e paralajmëruara më herët. Ligjërisht der miratimin e vendimit për shpalljen e zgjedhjeve në Kuvend, ekzekutivi dhe ministritë përkatëse kanë të drejtë të miratojnë projekte dhe vendimet e paralajmëruara dhe kjo bëhet në përputhje me ligjin. Përveç këtij projekti Qeveria pritet të realizojë edhe paralajmërimin për subvencionimin e automjeteve ekologjike të cilat qytetarët do ti blejnë për të zëvendësuar automjetet me standard të ulët ekologjik e që deri më tani kanë ndikuar në nivelin e lartë të ndotjes së ambientit.

Arben Zeqiri /SHENJA/