(VIDEO) Rryma shtrenjtohet për 7.4 %, ndarja në bëlloqe eliminoi rrezikun për shtrenjtim 17 %

(VIDEO) Rryma shtrenjtohet për 7.4 %, ndarja në bëlloqe eliminoi rrezikun për shtrenjtim 17 %

Faturat e energjisë elektrike nga muaji korrik do t’i paguajmë më shtrenjtë për 7.4%. Kështu njoftoi kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski, duke bërë të qartë se kjo është rritja mesatare e çmimit të energjisë elektrike, ndërsa tregoi edhe rritjen e çmimit në blloqe. Sipas tij, nëse nuk do të vendoseshin këto blloqe, rritja e çmimit të energjisë elektrike do të bëhej për 17.74%. Poashtu bëri me dije se tarifa e lirë rritet për 8.69%.

Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së

“Nëse dikush në tarifën e shtrenjtë ka harxhuar 340 kilovat në orë, do të paguaj 210 kilovat me çmimin e bllokut të parë dhe 130 kilovat me çmimin e tarifës së dytë. Ndërsa çmimi sipas blloqeve është si në vijim: çmimi i tarifës së shtrenjtë për bllokun e parë rritet për 5.5%, për bllokun e dytë rritet për 10.3%, për bllokun e tretë 18.3% dhe për bllokun e katërt rritet për  138.7%. Çmimi i energjsië elektrike në tarifën e lirë, për amvisëritë rritet për 8.69%. Mesatarisht çmimi i amviserive rritet për 7. 4%”.

Më tej, sqaroi se gjatë dimrit 59% e amvisërive, do të kenë fatura më të shtrenjta për 6.6%, derisa 35.5% do të kenë rritje nga 6.6 deri në 8.8%, 3.4 e konsumatorëve do të kenë fatura më të shtrenjta nga 8.8 deri në 11.2% dhe vetëm 1.2 e konsumatorëve do të kenë 77.2%  rritje nga 11.4% deri në 99.5%.

Faturat e dimrit

59.9% e amvisërive do të kenë rritje prej 6.6%

35.5% do të kenë rritje nga 6.7% deri në 8.8%

3.4% do të kenë rritje nga 8.8% deri në 11.2%

1.2% do të kenë rritje prej 11.4% deri në 99.5%

Kurse gjatë verës, varësisht prej blloqeve, 77.2% e amvisërive do të kenë fatura më të larta për 6.7%, derisa 21.8 do të kenë nga 6.7 deri në 8.8%. Vetëm 0.7 të konsumatorëve do të kenë rritje prej 8.8% deri në 11.3% dhe 0.2% e konsumatorëve do të kenë rritje prej 11.4 deri në 100%.

Faturat e dimrit

77.2% do të kenë rritje prej 6.7%

21.8% do të kenë rritje prej 6.7% deri në 8.8%

0.7% do të kenë rritje prej 8.8% deri në 11.3%

0.2% do të kenë rritje prej 11.4 deri në 100%

Shpenzimet për blerje të energjisë elektrike të EVN Home, Bislimovski tha se janë rritur për 57.4 milion euro. Çmimi i ri i energjisë elektrike që EMV ia jep EVN Home është rritur për 17%, nga 41 euro për MWh në 48 për MWh. Emine Ismaili /SHENJA/