(VIDEO) Rrugë e ndërtesa të shkatërruara, çfarë la pas tërmeti i fuqishëm në Tajvan

(VIDEO) Rrugë e ndërtesa të shkatërruara, çfarë la pas tërmeti i fuqishëm në Tajvan

Një tërmet  i fuqishëm goditi pjesën juglindore të Taivanit mbrëmjen e së shtunës  duke sjell edhe një paralajmërim për cunam.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-se  e mati tërmetin  me magnitude 7.2  ballë dhe me një thellësi  prej 10 km.

Mediat e Tajvanit  bënë me dije se një ndërtesë u shemb , teksa të paktën  një  vagon treni u shkëput  nga shinat në nje stacion  në bregun lindor.

Ende nuk është raportuar për numrin e viktimave të shkaktuar nga kjo goditje.

Pas tërmetit një  paralajmërim për cunami është lëshuar nga Sistemi i Paralajmërimit të Tsunamit në SHBA ku theksoi se valët e rrezikshme të tij ishin të mundshme brenda 300 km  nga epiqendra përgjatë  brigjeve të Tajvanit.