(VIDEO) Rritet numri i fëmijëve që marrin vaksinë kundër fruthit

Po vazhdon të rritet numri i personave të vaksinuar për fruthin. Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, dje dhe sot është shtuar dukshëm numri i prindërve që vijnë për të vaksinuar fëmijët e tyre. Ndërkaq, nga kjo Ministri njoftojnë se nuk ka raste të reja të të prekurve nga virusi i fruthit.

Ministria e Shëndetësisë

“Është duke u rritur numri i fëmijëve që e marrin vaksinën MRP. Në poliklinikat e Shkupit, vetëm sot deri në orën 13 janë vaksinuar 829 fëmijë. Momentalisht nuk ka raste të reja të vërtetuara me virusin e fruthit, por ka një rast për të cilin priten rezultatet laboratorike”.

Ata thonë se prindërit që do të shkojnë me fëmijët e tyre nëpër poliklinika për vaksinim, kanë të drejtë ta kontrollojnë prodhimin dhe afatin e vaksinës, para se ta marrin të njejtën.

Ndërkaq, dje deri në orën 19:00, sipas të dhënave të ministrisë janë vaksinuar 488 persona. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale një ditë më parë paralajmëruan se nga 350 deri 650 euro do të pasoj denimi për prindët, të cilët nuk do t’i vaksinojnë fëmijët e tyre  kundër fruthit, me vaksinën MRP.

Ministria e Shëndetësisë edhe më tej apelon tek qytetarët që dyshojnë se fëmijët e tyre kanë simptome të fruthit, t’i dërgojnë në klinikat “8shtatori” ose në Klinikën për sëmundje infective. Ato  informojnë se edhe përgjatë fundjavës në poliklinikat “Bukuresht”, “Bit Pazar” dhe “Jane Sandanski”, do të punohet me dy ndërrime nga ora  07:30 deri në19:00.

Simptomet e para të fruthit janë temperaturë e lartë prej 38 -40 gradë, kokëdhembje, plogështi, shqetësim, lotim i syve, sekretim i hundëve, kolël e thatë. Karakteristikë e parë e fruthit është se në mukozën e gojës paraqiten pllaka të bardha të cilat zgjasin deri me 3 ditë,kurse pastaj pas një ose dy ditëve paraqiten ndryshimet në lëkurë.

Kjo është dita e tretë që Ministria e Shëndetësisë shpalli gjendje epidemie në territorin e Shkupit dhe e njejta sipas ministrit Venko Filipçe mundë të zgjas deri më dy javë. Për këtë periudhë, është në fuqi urdhri që fëmijët e pavaksinuar të mos pranohen nëpër çerdhe.

Emine Ismaili /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=Lh4yFed-BVo