(VIDEO) Rriten pagat e të punësuarve në Qytetin e Shkupit

(VIDEO) Rriten pagat e të punësuarve në Qytetin e Shkupit

Kryetarja e Qytetit të Shkupit i ka rritur pagat për 2800 denarë për administratën e Qytetit të Shkupit. Siç kanë bërë me dije, kryetarja Danela Arsovska me Sindikatën përfaqësuese të Qytetit të Shkupit, nënshkroi ndryshimet në Marrëveshjen Kolektive në nivel të punëdhënësit Qyteti i Shkupit, me të cilat kryhet rritje lineare për të gjithë të punësuarit në administratën e Qytetit në vlerën 2800 denarë, përveç atyre për të cilët tashmë ka pasur rritje në bazë të rritjes së pagës minimale.

Qyteti i Shkupit

“Qyteti i Shkupit është institucioni i parë që kryen rritje lineare për harmonizimin e pagave në përputhje me kërkesat e Sindikatës përfaqësuese të Qytetit të Shkupit, në interes të avancimit të të drejtave të punëtorëve. Me këtë harmonizim plotësohen nevojat e të punësuarve të Qytetit të Shkupit, me qëllim amortizimin e efekteve negative të inflacionit dyshifror dhe krizës ekonomike me të cilën ballafaqohen”.

Kjo rritje e pagave, kanë bërë me dije ata, përfshin të gjithë nëpunësit administrativ, të punësuarit në Brigadën Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit dhe të punësuar sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Punës.

Qëllimi sipas tyre është se dëshirojnë të motivojnë proces pune nëpërmjet të cilit ofrohen shërbime efikase, efektive dhe cilësore për qytetarët.

Emine Ismaili /SHENJA/