(VIDEO) RMV-ja ka grurë, por s’mund të lirohen nga importi

(VIDEO) RMV-ja ka grurë, por s’mund të lirohen nga importi

Rendimentet e grurit dhe elbit janë të kënaqshme, por nuk do të mjaftojnë që të ushqehemi gjatë gjithë vitit, ka paralajmëruar njeriu i parë i Asociacionit të Bujqve, Petar Stojkoski, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, duke I bërë thirrje Qeverisë që t`i rrisë subvencionet për mbjelljet e vjeshtës për shkak të rritjes së repromaterialeve për prodhim.

Nuk duhej të shërbente si shembull lufta në Ukrainë, që të mos importojmë prodhime të drithit nga Rusia dhe Ukrainë e as plehra artificiale – thotë Stojkoski. Por, në një periudhë të pasigurt të luftës në Ukrainë dhe mungesës së drithit, a duhet qytetarët të druajnë se do të mbeten të uritur këtë vit?

Petar Stojkoski

“Ajo që na është dhënë si sasi për t`u ushqyer, mund të them se edhe kushtet klimatike, por edhe Zoti na ndihmoi neve si bujq. Kjo do të thotë se kemi grurë dhe elb cilësor dhe rendimentet do të jenë në nivel të kënaqshëm. Por, pa marrë parasysh këtë ne nuk kemi sasi të mjaftueshme që të ushqehemi gjatë gjithë vitit. Edhe këtë vit do të varemi nga importi I grurit. Atë që Qeveria e siguron si subvencione shtesë, duhet ta shfrytëzojmë dhe t`I rrisim sipërfaqet me drithëra, por duke marrë parasysh se nafta dhe repromaterialet tjera janë me çmime më të larta, kjo do të thotë se stimulimi shtesë nuk do të mjaftojë për mbjelljet e së vjeshtës”

Sipas Stojkovskit, RMV-ja ka ditë të mjaftueshme me diell dhe mjaft tokë, ku nëse prodhojmë sipas planeve, ka kushte që të arrihet te zgjidhja për të pasur tërësisht ushqimin tonë. Kjo, sipas Stojkoskit, nuk mund të arrihet brenda 24 orëve. Nga Asociacioni I bujqve, kërkojnë mjete shtesë subvencionesh për shkak se sic thonë, çmimet e repromaterialeve dukshëm janë rritur. /SHENJA/