(VIDEO) Restrikcione të rrymës nuk do të ketë, por do të jetë dimër i vështirë

(VIDEO) Restrikcione të rrymës nuk do të ketë, por do të jetë dimër i vështirë

Edhe pse na pret një dimër i vështirë jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për rajonin, restriksione të rrymës nuk do të ketë, deklaron  ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ai theksoi se të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të përkushtuar që të përpiqemi të kursejmë sa më shumë energji elektrike, pasi sipas tij, kriza nuk prek vetëm për Maqedoninë e Veriut, po është krizë globale.

KRESHNIK BEKTESHI-MINISTËR I EKONIMISË
“Po bëhen gjitha përgatitjet nga ana e EMV që të rrisë prodhimin dhe në përputhje me planin e tyre tani më është rritur prodhimi. Në lidhje me çmimet, pesha më e madhe do bie mbi ata që ngrohin pishina, të cilët kanë mundësi të paguajnë faturat, dhe të cilët shpenzojnë sa 100 familje mesatare në muaj. Sa u përket qytetarëve mesatar, gjegjësisht ata që shpenzojnë mesatarisht, sipas gjitha parametrave dhe nevojave të tyre, për ata ndoshta do të ketë edhe fatura më të lira me vendosjen e bllok tarifave, megjithatë duhet kursyer energji elektrike sa më shumë që është e mundur”.

Ndërkaq, drejtori I përgjithshëm i EMV-së, Vasko Kovaçevski, i pyetur për çmimin e energjisë elektrike, ai tha se nëse EMV do t’ua shiste rrymën qytetarëve me çmimin e tregut, rritja do të ishte për 150%.

VASKO KOVAÇEVSKI-DREJTOR I PËRGJITHSHËM I EMV-SË
“A duhet EMV t’ia shesë EVN-së energjinë elektrike me çmimin e tregut, pra 300 euro për megaëatt/orë dhe në vitin 2022 të ketë 190 milionë euro fitim,  ndërsa  rritja për qytetarët të jetë 150%, ose duhet ta shesë me 48 euro MegaËat/orë, rritja duhet të jetë minimale, 7-8%, dhe shteti të ndihmojë EMV-në,  duke rishpërndarë fondet nga buxheti dhe të jetë në gjendje të mbulojë kostot operative”.

Kovaçevski, më tej thekson se është e papërgjeshme që disa subjekte politike  janë përpjekur të kritikojnë për rritje drastike  të çmimit të energjisë elektrike, duke krijuar konfuzion tek qytetarët.

Samir Mustafa /SHENJA/