(VIDEO) Reshjet e borës shkaktojnë vështirësi në disa akse rrugore, na presin temperatura deri -15

(VIDEO) Reshjet e borës shkaktojnë vështirësi në disa akse rrugore, na presin temperatura deri -15

Mëngjesin e së premtes qytetarët e vendit tonë u zgjuan nga bardhësia e borës. Sasia e shtresës së borës më e madhe ishte në vendet malore. Mirëpo bora shkaktoi edhe ngecje në komunikacionin rrugor. Disa rrugë u ndaluan për qarkullim, ndërsa disa të tjera u pastruan pasi nga kompetentët u hodh krip.

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftuan se për shkak të reshjeve të borës në orën 9:00 të mëngjesit u vendos ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Kriva Pallankë – Vendkalimi kufitar “Deve Bair”. Po ashtu kishte ndalesë për kamionë në aksin rrugor Gostivar – Kërçovë përmes qafës malore Strazhë, si dhe në rrugën Dibër – Mavrovë, që u vendosën nga mëngjesi.

Përndryshe, ditët në vijim moti pritet të jetë edhe më i ftohtë.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike se ditëve në vijim gjatë natës temperaturat pritet të shkojnë deri -15. Poashtu shtojnë se për shkak të temperaturave të ulëta pritet paraqitja e ngricës. Kohë pas kohe do të ketë rritje të vranësirave me kushte për borë, veçanërisht në orët e mbrëmjes dhe në pjesët veriore.

Nesër, temperatura më e ulët do të jetë -12, ndërsa ajo maksimale ditore katër gradë në Gjevgjeli. Në Shkup temperatura do të lëvizë prej -9 deri dy gradë. Të martën pritet temperatura më e ulët e mëngjesit të jetë -15 gradë.

Sipas parashikimit të Entit, më ftohtë do të jetë të hënën me temperaturë ditore prej -5 deri dy gradë.

Emine Ismaili /SHENJA/