` . (VIDEO) Rekord i të infektuarve dhe të shëruarve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut - TV SHENJA

(VIDEO) Rekord i të infektuarve dhe të shëruarve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Sot është regjistruar numri rekord i të shëruarve dhe i të infektuarve nga korona virusi. Në Institutin e Shëndetit publik janë rregjistruar 336 persona të shëruar nga KOVID19, prej të cilëve në Shkup 113, Kumanovë 28, Dibër 8, Shtip-15, Prilep-1, Tetovë-40, Strugë-52, Velez-1, Ohër-57, Kavadar-1, Gostivar-8, Kriva pallankë-4, Koçan-1, probishitp-1, Vallandovë-2 dhe Resnjë-4.

Ministria e Shëndetësisë ka informuar poashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1728 teste në mbarë vendin, ndërsa janë rregjistruar 205 raste të të infektuarve me virusin korona. Prej tyre 60 raste janë në Shkup, 13 në Kumanovë, 17 raste në Dibër, 10 në Shtip, 2 në Prilep, 13 në Tetovë, 12 në Shtrugë, 3 në Velez, 3 në Manastir, 2 në Probishtip, 2 Demir Hisar, 29 Sveti Nikollë, 7 në Kërçovë, 3 në Resnjë dhe nga 1 në Ohër, Kavadar, Strumicë, Krushevë, Makedonski Brod dhe Berovë. Gjatë ditës së kaluar kanë ndëruar jetën 6 pacientë, katër nga Shkupi dhe dy nga Gostivari.

Ministria e Shëndetësisë

“Në Klinikën për sëmundje infektive dhe febrile kanë vdekur tre pacientë të moshës 62, 68 dhe 94 vjet. Në spitalin ‘8 Shtatori’ kanë vdekur dy persona të moshës 65 dhe 70 vjeçare. Në Spitalin e qytetit Gostivar ka vdekur paciente e moshës 80 vjeçare”.

Pas një periudhe të gjatë, sërish numri i të shëruarve është më i madh se numri i rasteve që aktive. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 7777, numri i të shëruarve është 3960, i të vdekurve 368, ndërsa aktualisht janë 3449 raste aktive të të infektuarve.

Ministria e Shëndetësisë

“Në klinikën gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 5 pacientë. Gjithsej janë të hospitalizuar 92 pacientë. Në mbështetje oksigjeni ndodhen 59 pacientë, ndërsa nuk ka pacient në aparat respirativ. Në Spitalin në Kozle janë hospitalizuar 19 pacientë të rritur pozitiv me Kovid-19, dy fëmijë pozitiv dhe një suspektiv në virus”.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Spitalin “8 shtatori” janë gjithsej të hospitalizuar 96 pacient, në Manastir 41, në Shtip 46, ndërsa në repartet për sëmundje infektive në Tetovë, Ohër, Velez, Kumanovë, Prilep, Gostivar dhe në Strumicë, janë të hospitalizuar gjithsej 112 pacientë.

Arben Zeqiri /SHENJA/