` . (VIDEO) Raporti javor i ISHP-së/ Rritet për 58,1% numri i të vdekurve nga koronavirusi - TV SHENJA

(VIDEO) Raporti javor i ISHP-së/ Rritet për 58,1% numri i të vdekurve nga koronavirusi

49 të vdekur nga KOVID-19 janë regjistruar në javën që lamë pas, e që paraqet një rritje prej 58,1 për qind krahasuar me javën paraprake, tregojnë të dhënat e Institutit për Shëndet Publik. Sipas raste të vdekjes janë evidentuar në 16 qytete. Në krahasim me moshën, 38 persona ishin mbi 60 vjet, nëntë persona të moshës prej 50-59 vjet  dhe dy raste të vdekjes janë paraqitur  te grupi i moshës prej 40-49 vjet. Kormobiditete janë regjistruar te 35 persona të vdekur.

Sa i përket rasteve të reja, për dallim prej një jave më parë është shënuar rritje prej 19.3 për qind për dallim  me javën e kaluar.

ISHP

“Janë testuar gjithsej 13.213 materiale në laboratorit në të cilat zbatohet testimi molekular për prani të SARS-CoV-2. Janë regjistruar 2.676 raste pozitive prej 34 qyteteve në shtet me rritje prej 19,3 për qind në krahasim me javën e kaluar.  Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (1.375 ose 51,4%), ndërsa incidenca më e lartë javore është regjistruar në Gjevgjeli – 228,3/100.000

Janë regjistruar persona të sëmurë nga të gjitha grupmoshat. Nga Instituti kumtuan se më e përfaqësuar është  grupmosha e personave të moshës 30-39 vjet edhe atë me 20,9 për qind, ndërsa përqindja më e vogël është tek grupmoshat prej 0-9 vjet, edhe atë 5.0 për qind.

Nga Instituti informuan se pas dy testeve negative për prani të SARS-CoV-2 ose me përdorimin e algoritmit të ri, si të shëruar udhëhiqen 1.089 persona, të cilët janë hospitalizuar  ose ishin në shërim shtëpiak, 25 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar.

Enis Murtezi /SHENJA/