` . (VIDEO) Raporti i Instituti/ Ulet numri i të infektuarve dhe i të vdekurve nga Kovid-19 - TV SHENJA

(VIDEO) Raporti i Instituti/ Ulet numri i të infektuarve dhe i të vdekurve nga Kovid-19

Ministria e Shëndetësisë informon se sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik i cili i referohet periudhës nga data 21 deri më 27 shtator 2020, gjithsej 9,691 materiale janë testuar në laboratorë ku kryhet testimi molekular për praninë e SARS-CoV-2, i cili është 0 , 3% më shumë se javën e kaluar. Ata theksojnë se numri i rasteve të reja me COVID-19 pëson rënie prej 6.4%.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

“Janë regjistruar gjithsej 890 raste pozitive nga 31 qytete në vend, që është një rënie prej 6.4% krahasuar me javën e kaluar. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (315; 35.4%), dhe incidenca më e lartë javore është regjistruar në Koçan – 175.1 për 100,000 banorë. Përqindja e rasteve pozitive nga të testuarit në këtë periudhë është 9.2% ose 0.6% më pak krahasuar me javën e kaluar”.

Personat e infektuar janë regjistruar  në të gjitha grupmoshat.  Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç. Numri më i ulët u regjistrua tek fëmijët.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

“Nga rastet që u hulumtuan në mënyrë epidemiologjike (864 persona; 97.1%), 138 prej tyre (16.0%) janë hospitalizuar ndërsa 231persona (26.8%) kishin praninë e bashkë-sëmundjeve. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja në periudhën 21-27 Shtator, 332 persona (38.5%) kanë pasur kontakte me një rast të konfirmuar me virus , ndërkaq 27 persona kanë pasur  histori udhëtimi në 14 ditët e fundit”.

Është njoftuar për 28 persona të vdekur, që është një rënie prej 41.7% krahasuar me javën e kaluar. Sa i përket moshës, 23 persona ishin mbi 60 vjeç, 4 të moshës 50-59 vjeç dhe një i moshës 40-49 vjeç. Të gjithë të vdekurit u shtruan në spital.

Medina Ajeti /SHENJA/