(VIDEO) Qytetarët të mllefosur për kaosin me autobusët, fajësojnë autoritetet e Shkupit

(VIDEO) Qytetarët të mllefosur për kaosin me autobusët, fajësojnë autoritetet e Shkupit

Turma të njerëzve të grumbulluara para stacioneve të autobusëve rrugëve të Shkupit për shkak të mungesës së autobusëve të Ndërmarrjes së Transportit Publik Shkup.

Qytetarët e mllefosur fajësojnë institucionet shtetërore dhe kryetaren e qytetit të Shkupit Danella Arsovska. Ata thonë se kjo grevë shkakton dëm sepse vështirëson lëvizjen e njerëzve të cilët duhet ti kryejne obligimet e tyre ditore apo duhet të udhëtojnë për në punë nga një vend në një tjetër.

QYTETAR

“Kjo grevë shkakton dëm por edhe ata janë njerëz edhe ata kërkojnë para, diqka ministria gënjen, mënyra në të cilën kryhen pagesat në shkolla është ndryshe nga ajo që ata e thonë, mjetet vijnë nga ministria e arsimit dhe shkencës në shkolla dhe shkollat paguajnë nga ato para. Nga ky problem unë nuk kam si të shkoj në punë”.

QYTETAR

“Në lidhje me autobusët duhet ta mar parasysh kryetarja e qytetit të Shkupit sepse ka premtuar shumë edhe asgje nuk ka realizuar, punëtorët që punojnë në transportin e qytetit nuk janë të kënaqur edhe kur nuk ka grevë disa linja nuk janë të rregullta. Greva ju shkakton problem të gjithë qytetarëve, ju shkakton mungesa të pa arsyeshme edhe në punë”.

Ata akuzojnë kryetaren e qytetit të Shkupit sepse sipas tyre ajo shumë ka premtuar dhe asgjë nuk ka realizuar. Gjithashtu përkrahin shoferët e autobusëve të cilët janë në grevë nën arsyetimin se nuk është e drejtë të punohet pa para.

QYTETAR

“Pse Arsovska u kandidua, thonte që do të keni të siguruara shumë gjëra, çfarë ka bërë ajo, asgjë nuk ka bërë. Pse vozitësit nuk kanë para, nuk mund të vozisin, normalisht që nuk do të punojnë sepse kanë plotësisht të drejtë. Unë ka 1 or që këtu pres autobus, por ku është autobusi shkruan që për 5 minuta do të vijë. Fëmijët nga shkolla e kanë pritur autobusin privat me nr 9 për 1 orë”.

QYTETAR

“Njerëzit janë në të drejtë, i kërkojnë të drejtat e tyre, të punosh pa u paguar nuk është e drejtë, unë i mbështes”.

QYTETAR

“Edhe unë njejtë i përkrah ata kanë të drejtë”.

Nga kryesia e sindikatës së NTP-së kanë njoftuar se është realizuar  transferimi i  parave dhe pagat punëtorëve do tu shpërndahen nesër.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/