` . (VIDEO) Qytetarët skeptik për pushimet, agjencitë pësojnë rënie - TV-SHENJA

(VIDEO) Qytetarët skeptik për pushimet, agjencitë pësojnë rënie

Agjencitë turistike vazhdojnë të pësojnë humbje të mëdha derisa masat për të udhëtuar të zbuten dhe problemi me kufijtë të marrë fund. Ata thonë se udhëtimet çdo ditë po vështirësohen dhe se çmimet e biletave me numrin e udhëtarëve që sipas protokollit duhet ta bartin është i njëjtë, sipas tyre ata pretendohet të punojnë pa fitim, por në humbje. Sepse udhëtimi drejt Evropës ju kushton më shumë se sa 20 udhëtarët që duhet t’i bartin deri në destinacion. Me këtë rast, pretendohet që edhe Maqedonia të pësoj humbje nga turistët që duhej ta vizitonin vendin e që të gjitha biletat i kishin të rezervuar.

Nijazi Hyseni, pronar I Smira Trans

”Interesimi ka rënë tepër, në vendin tonë shumica jan me ndihma sociale, vetëm dikush që ka patjetër të udhëtojë. Me pyet po pyesin, por tash jemi në dilema, se diku spo lënë pa test dhe pa karantinim , edhe pse shqipria I ka hap kufijtë, edhe kosova interesim ka po është shumë i dobët niveli I krahasimit me vitet tjera”

Bekim Haxhiu, drejtor nga Besa Trans

‘’ Gjithsesi është shumë më mirë kur të vijnë nga Evropa dhe vendeve tjera, zhvillohet edhe turizmi më mirë te ne ,kemi më shumë lëvizje në vendin tonë. Kemi më shumë vizita, psh viziotojmë, Ohrin Strugën vendet e tona vendet më të preferuara si Matka ‘’

Qytetarët që intervistuam ndjehen të frikësuar për frekuentim të vendeve turistike. Ata mendojnë se këtë verë, Maqedonia do të mbetet opsioni më i mundshëm për t’i kaluar pushimet.

Qytetar

Nuk di të them të drejtën nuk di, skam planifikuar.”

Qytetare

‘’Nuk do të shkojë, nuk frikësohem por puna, dhe detyrimet tjera nuk ma japin hapësirën  për pushim.”

Qytetar

”Me shumë gjasa jo, por do mendohem”

Qytetar

” Jo, nvaret se ku do të shkojë , do të shkoj ndoshta në Ohër, frikësohem diku tjetër”

Ende asnjë informacion zyrtar se çfarë dhe si do të mund të udhëtojnë në vende të ndryshme qytetarët e vendit tonë. Nëse ata do të planifikojnë ose jo pushimet këtë verë, varet gjithçka nga shfuqizimi i ligjeve për kufijtë.

Hava Tahiri /SHENJA/