(VIDEO) Qytetarët nuk kanë vërejtur ulje të çmimeve

(VIDEO) Qytetarët nuk kanë vërejtur ulje të çmimeve

Pas vendimit të Qeverisë për ta rikthyer marzhën për disa produkte ushqimore bazë, ekipi televizionin Shenja gjatë ditës së sotme vizitoi disa markete, ku disa produkte bazë nga sot ishin me çmim të ri dhe kishte ulje të çmimeve për 5 dhe 10 për qind. Ndërsa, qytetarët e intervistuar nuk qëndrojnë në këtë vijë, të cilët deklarojnë se nuk ka ulje të çmimeve të produkteve bazë, ata mandej presin edhe ngritje të çmimeve edhe më shumë.

QYTETAR

“Jemi mësuar me këso lloj gënjeshtra të vjetra, ndryshime nuk ka, çmimet po rriten çdo ditë, kësaj qeverie nuk i intereson për këtë popull aspak”.

QYTETAR

“Nga dje deri sot nuk ka asnjë dallim. Nga rikthimi i marzhës nuk ka asnjë dallim të çmimeve, të gjitha nuk hasa t’i shikoj, vetëm buka kishte ulje për 3 denarë, të tjerat nuk i shikova”.

Ndërsa, një qytetar tjetër teksa po dilte nga marketi tha se kishte disa lirime, por përsëri ka çmime të larta për standardin e qytetarëve.

QYTETAR

“Ka lirime po përsëri është bërë shtrejtësi e madhe, nuk vërejta sa kishte përqindje të lirimit, por besoj se përsëri çmimet janë të larta. Apeloj edhe ministrin edhe qeverinë që t’i ulin çmimet, me qenë çmimet të ulëta do të ishte më mirë”.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së djeshme  bëri me dije se për bukën e bardhë, sheqerin e bardhë, vajin për gatim vendoset marzhë tregtare në lartësi prej 5% në tregtinë me shumicë dhe 5% në tregtinë me pakicë. Për miell të grurit, edhe tip 400 edhe tip 500, makarona dhe shpageta nga gruri i fortë, oriz i bardhë dhe qumësht vendoset marzhë prej 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë, ndërsa kjo masë sipas Bekteshit do të jetë në fuqi deri më 30 shtator.  Kjo masë sipas Bekteshit do të jetë në fuqi deri më 30 shtator.

Samir Mustafa /SHENJA/