(VIDEO) Qytetarët kontrollojnë çmimet para se të shkojnë në pushim

(VIDEO) Qytetarët kontrollojnë çmimet para se të shkojnë në pushim

Rritja drastike të çmimeve të derivatëve të naftës, të produkteve ushqimore dhe energjisë elektrike, nuk ka ndikuar aspak tek qytetarët të cilët kanë vendosur që të shkojnë nëpër pushime verore këtë vit. Pronari i Agjencisë turistike Sab Turs, Alaudin Alili,  për televizionin Shenja,  deklaroi se këtë vit interesimi është shumë më i madh nga viti i kaluar edhe përkundër rritjes së çmimit të ofertave për pushime verore.

ALAUDIN ALILI-PRONAR I AGJENCISË TURISTIKE SAB TURS 00:45

“Momentalishtë kriza ekonomike ka ndikuar shumë nëpër aranzhmanet, dmth çmimi i aranzhmaneve është rritur, është i lartë, nuk është edhe shumë lirë, d.m.th kemi oferta të shumta, por ka zgjidhje, ka edhe më lirë edhe më shtrenjtë. Në këtë vit interesimi është më i madh edhe pse çmimet janë shumë më të larta se vitin e kaluar, por interesimi është shumë i madh”.

Ndërsa një qytetar i intervistuar, tha se ende nuk e ka vendosur se a do të shkojë në pushim, siç tha ai, fillimisht do t’i shikojë çmimet se si qëndrojnë pastaj do të vendos.

QYTETAR

“Ende nuk kam ndonjë planë konkretë, të shohim se si do të rrjedhin gjërat, por siç po shifet çdo gjë ka shkuar në qiell me çmime dhe është bërë tepër e vështir në krahasim me vitet  e kaluara. Thashë ende skam ndonjë planë konkret, financat janë problem, të shohim me shokë si do tja bëjmë”.

Një banor nga Stambolli i Turqisë, i cili kishte ardhur në vizitë si mysafir në Shkup, por i njëjti theksoi se do të largohet nga këtu pasi siç tha, në Shkup është shumë më shtrenjtë se në Turqi.

 QYTETAR

“Çmimet e udhëtimit janë normal, unë jetojë në Stamboll por këtu shumë më shtrenjtë ishte se në Stamboll, unë çdo vit vij këtu por çmimet sivjet  ishin shumë më shtrenjtë”.

Çmimi për një person i cili dëshiron të udhëtojë për pushime verore në Antalia të Turqisë varion nga 600 deri 700 euro.

Samir Mustafa /SHENJA/