` . (VIDEO) Qytetarët e Serbisë marrin në Tabanoc karta falas për pagesat rrugore - TV SHENJA

(VIDEO) Qytetarët e Serbisë marrin në Tabanoc karta falas për pagesat rrugore

Prej sot hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për taksën falas për turistët serbë në Korridorin 10. Gjegjësisht, udhëtarët nga Serbia, të cilët vijnë në vend me makinë, në vendkalimin kufitar “Tabanovc” do të marrin M smart kartela  me të cilat mund të kalojnë  pa pagesë deri në  pikën kufitare me Greqinë.

Kartelat kanë një mbushje prej 760 denarëve, aq sa është e nevojshme për të kaluar Korridorin 10 në të dy drejtimet. Tashmë janë të gatshme 65 mijë kartela të cilat I janë dorëzuar MPB-së për dorëzim nga një për secilin automobil.

Qytetarët serbë do të kenë mundësi t’i shfrytëzojnë  kartelat falas deri më 15 gusht, por gjithashtu pas saj ata mund të vazhdojnë t’i shfrytëzojnë të njejtat duke i rimbushur me të paktën 300 denarë.

Përndryshe më 25 maj, qeveria obligoi Ministrinë e Financave që të transferojë mjete në vlerë prej 172 milion denarëve për furnizim me  200,000 M-smart kartela në llogarinë e Qeverisë, ndërsa Ndërmarrja Publike për Rrugët e Shtetit të bëjë shpërndarjen e njëpasnjëshmen të sasive të planifikuara të kartelave, kjo iniciativë realizohet për shkak të dhurimit të vaksinave kundër Covid-19 nga Serbia.

Ndërkohë, koalicioni Alternativë-Aleancë ka dorëzuar tek Gjykata Kushtetuese iniciativë  për shqyrtimin e kushtuetshmërisë së vendimit të Qeverisë për heqjen e taksës rrugore për turistët serb. Sipas tyre me këtë vendim diskriminohen turistët e shteteve të tjera.

Medina Ajeti /SHENJA/