(VIDEO) Qeveritarët promovojnë investim të ri gjerman në Tetovë

(VIDEO) Qeveritarët promovojnë investim të ri gjerman në Tetovë

Në zonën e lirë ekonomike të Tetovës sot u bë  prezentimi dhe nënshkrimi i  Marrëveshjes për investimin e ri të kompanisë gjermane KIEL.

Përfaqësuesit e kompanisë, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale të Maqedonisë (DTIRZ) sot nënshkruan marrëveshje, qëllimi i së cilës është të fillojë ndërtimi i një kapaciteti të ri shtesë prodhues të kompanisë së tyre në Tetovën. Nënshkrimi është bërë në objektin tashmë ekzistues të kompanisë në afërsi të zonës dhe fshatit Zhelinë. Menaxheri  i përgjithshëm i “Kiel” Kristian Shand deklaroi se nuk do të ndalen këtu, por sipas tij do bëjnë ende më shumë investime në Maqedoninë e Veriut.

KRISTIAN SHAND, MENAXHER I PËRGJITHMËM I KIEL

“Jemi krenarë për këtë investim shtesë në Maqedoninë e Veriut. Ne do të rrisim prodhimin dhe numrin e operacioneve. Investimi ynë arrin në rreth nëntë milionë euro dhe në vitet e ardhshme do të punësohen edhe 150 punëtorë shtesë. Do të jenë gjithsej 300 punëtorë të punsuar në kompaninë ‘Kiel’ në Maqedoni”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se kjo është edhe një konfirmim se ata si qeveri ofrojnë një mjedis të qëndrueshëm,  që kompanitë t’i realizojnë planet e tyre afatgjata.

DIMITAR KOVAÇEVSKI-KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SE VERIUT

“Është kënaqësi e madhe kur në kushtet e krizës më të madhe ekonomike  dhe energjetike, Maqedonia e Veriut është destinacion për investime të reja të prodhuesve kryesorë si kompania  ndërkombëtar Kiel, i cili operon në nivel global me fabrika prodhuese në SHBA, Gjermani, Poloni, Holandë dhe Turqi, dhe është e pranishme edhe në tregjet aziatike. Kompanitë e teknologjisë së lartë investojnë në vend dhe sjellin vlera të reja të shtuara në ekonominë tonë”.

Përpjekjet që po i bën Qeveria për tërheqjen e investitorëve të huaj dhe sigurimin e klimës më të mirë të biznesit për kompanitë po e japin rezultatin e vet dhe kjo kompani pritet të investojë afër 9 milionë euro dhe të krijohen 300 vende të reja pune, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Kjo dëshmon që Republika e Maqedonisë së Veriut, Qeveria e vendit krijonë politika të qëndrueshme, politika që janë të parashikueshme, në veçanti politikat që janë për investitorët e huaj në vendin tonë”.

Përndryshe, kompania  gjermane KIEL, bënë prodhimin e sediljeve për automjete komerciale dhe transport publik. Investimi i ri prej 9 milionë pritet të krijojë 300 vende të reja të punës.

Samir Mustafa /SHENJA/