` . (VIDEO) Qeveria sqaron si duhet të kalohet transit nëpër Maqedoninë e Veriut - TV SHENJA

(VIDEO) Qeveria sqaron si duhet të kalohet transit nëpër Maqedoninë e Veriut

Përderisa nga shteti i Kosovës vijnë apele që Maqedonia e Veriut të tërheq vendimin ndaj shtetasve të tyre për test negativ PCR gjatë kalimit të kufirit, nga Qeveria e vendit tonë sqarojnë në mënyrë shtesë se si duhet të veprojnë shtetasit ndaj të cilëve janë caktuar masa restriktive, gjatë kalimit tranzit në vendin tonë. Shtabi i krizës ka dhënë orientime shtesë për kalim transit, të cilat kanë qenë të propozuara nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Përmes hyrjes në pikën kufitare për trafik ajror, nga Aeroporti Ndërkombëtarë Shkup dhe Aeroporti “Shën Apostoll Pavle” Ohër, nuk është e nevojshme të tregohet vërtetim mjekësor për test negativ PCR, duke pasur parasysh se shtetasi i huaj tranziton nëpër territorin e RMV-së, gjegjësisht ai në afat prej 3 orësh duhet ta liroj shtetin.

Përmes vendkalimit  kufitare toksor dhe me qëllim që të dalë nga pika kufitare për trafikun ajror,  nga aeroporti i Shkupit dhe Ohrit, është e patjetërsishme që të tregoj biletën e avionit dhe poashtu për 3 orë të dalë prej shtetit.

Për udhëtarët profesional nuk është e nevojshme tregimi i dokumentit mjeksor për test negativ PCR, vetëm me rrespektim të protokolleve për kryerje të udhëtimit ndërkombëtarë.

Për udhëtime të organizuara me autobus ose linja tranzit të rregullta, është e lejuar që të hyjnë tranzit, nuk është i nevojshëm dokumenti për test negativ, ndërsa territorin e shtetit duhet ta lëshoj në afat prej 5 orësh, me nënshkrim të deklaratës për tranzit.

Ndërkaq, Qevria poashtu kujtoi se shtetasit e Republikës së Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës, të cilët kanë dy shtetësi, por nëse kanë vendqëndrim në Maqedoninë e Veriut, përmes hyrjes në vendin tonë nuk është e nevojshme dokumenti mejkësor për PCR test. Mirëpo nëse të njejtët shtetas kanë vendqëndrim në po ato vende, përmes  hyrjes në vendin tonë duhet të kenë test negativ PCR, 72 orësh.

Për vendimin e vendit tonë, ka reaguar kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i është drejtuar Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, për të kërkuar mirëkuptim për këtë vendim, duke shtuar se ky vendim është korona politikë e motivuar nga frika e zgjedhjeve.

Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët

“Masat ndëshkuese të zbatuara nga qeveria e Maqedonisë së Veriut ndaj qytetarëve të Kosovës në vendkalimet e përbashkëta kufitare janë korona politikë e motivuar nga frika e zgjedhjeve.I lutem Kryeministrit Avdullah Hoti për mirëkuptim dhe për mosndërmarrje të masave të ngjashme ndaj qytetarëve të Maqedonisë së Veriut sepse kështu do të ndëshkoheshin edhe më tej qytetarët e dy vendeve, veçanërisht mërgimtarët, që po ribashkohen me familjarët e tyre. Pas 15 korrikut, pengesa të tilla midis dy vendeve do t’i takojnë histories”.

Ndryshe, vendi jonë pas rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Infektive, solli vendim që shtetasit e Republikës së Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës,gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut të kenë test negative për koronavirus. Një ditë pas saj, ministri i Shëndetësisë së Kosovës, i bëri thirrje vendit tonë që të heq dorë nga ky vendim, duke theksuar se kjo e vështirson qarkullimin e qytetarëve të këtyre dy vendeve fqinje.

Emine Ismaili /SHENJA/