(VIDEO) Qeveria për krizën energjetie: Përgatitemi për periudhën më të vështirë të dimrit

(VIDEO) Qeveria për krizën energjetie: Përgatitemi për periudhën më të vështirë të dimrit

Në termocentrale janë prodhuar 8737 megavat në orë rrymë elektrike, dy blloqe të termocentralit në Manastir dhe një bllok i terocentralit në Oslomej janë në funksion, njoftojnë nga Qeveria. Në termocentralin e  Negotinës janë duke vazhduar aktivitetet e servisimit dhe remontit për fuqizimin e termocentralit për periudhën e ardhshme kur pritet konsumi më i lartë i energjisë elektrike. “Më 21.10.2022 janë prodhuar 3124 mwh në hidrocentralet dhe në parkun e erës të Bogdancit”, thuhet në njoftimin e sotshëm të Qeverisë.

Ndërkohë, ndihmësdrejtoresha për energji termike në SHA ESM, Aleksandra Marojeviç, lidhur me ankesat për mos-dërgimin e energjisë termike që marrin gjatë ndërprerjeve ditore. Marojeviç theksoi se dërgimi i energjisë termike bëhet sipas rregullave të përcaktuara , të ashtuquajturat “rregulla të rrjetit” të miratuara nga komisioni rregullativ, të cilat janë publike dhe  transparente.

Aleksandra Marojeviç, ndihmësdrejtoreshë për energji termike në SHA ESM

“Këtë periudhë, deri më 15 nëntor, kur temperaturat e jashtme dhe veçanërisht kushtet atmosferike, era, retë, dielli apo shiu ndryshojnë shumë gjatë ditës, bëhet një ndërprerje ditore në një periudhë kur temperatura e jashtme është me diell dhe kthjelltësi dhe moti arrin 11 gradë . Atëherë fillon ndërprerja e prodhimit të energjisë termike”.

Marojeviç përkujtoi se sot ishte rreth 14 gradë dhe për shkak të kësaj termocentralet e ndërprenë furnizimin në orën 11.45.

Medina Ajeti /SHENJA/