(VIDEO) Qeveria do të edukojë qytetarët se si të kursejnë energjinë elektrike

(VIDEO) Qeveria do të edukojë qytetarët se si të kursejnë energjinë elektrike

Qeveria përmes aktiviteteve informative dhe edukative do të edukojë dhe motivojë qytetarët që nga sot të kursejnë energjinë elektrike. Nën moton “Kursojmë së bashku sot për të pasur nesër”, do të prezantohet informacioni sesi qytetarët ta përdorin energjinë elektrike në mënyrë më efikase dhe në këtë mënyrë të kursejnë.

DUSHKO ARSOVSKI, ZËDHËNËS I QEVERISË

“Llambat me efikasitet energjetik kursejnë deri në 90 për qind të energjisë elektrike. Mbajtja e temperaturës në 22 gradë, në vend të 25 gradëve, kursen deri në 10 për qind të energjisë elektrike. Bërja e një dush të shkurtër kursen ujë, energji elektrike dhe para në faturën tuaj”.

Arsovski  sqaroi se nëse respektohen këto dhe rekomandime të tjera,  mund të kursehet deri në 50 për qind energji elektrike.

Mesazh për kursimet dha edhe bashkëpunëtor i qeverisë për energjinë, Viktor Andonov.  Ai theksoi se qytetarët, institucionet dhe kompanitë janë shumë të rëndësishme në këtë proces dhe se secili duhet të bëjë një ndryshim të vogël në shtëpi apo në vendin e punës që do të thotë shumë për sistemin energjetik.

Qeveria miratoi më parë udhëzime specifike për kursimet për të gjitha organet e administratës shtetërore. Masat kanë nisur më 1 shtator të këtij viti, ndërsa janë planifikuar të zgjasin deri më 31 mars të vitit të ardhshëm. Institucionet shtetërore që nisën aplikimin e masave të kursimit njoftuan se nga 1 shtatori kanë kursyer 20 për qind të energjisë elektrike. /SHENJA/