(VIDEO) Qeveria deri të martën do të publikojë masat anti-krizë

(VIDEO) Qeveria deri të martën do të publikojë masat anti-krizë

 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, tha se masat kundër krizës për zbutjen e pasojave të krizës energjetike duhet të publikohen deri të martën.  Ajo shpjegoi se në versionin përfundimtar janë masat që do të nënkuptojnë mbështetje për kategorinë më të cenueshme të qytetarëve.

JOVANKA TRENÇEVSKA, MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

“Jemi duke finalizuar këto ditë deri të martën bashkë me ministrin e Financave dhe ekipin ekonomik të Qeverisë. Javën e ardhshme, shumë shpejt do të bëhet e ditur se cilat grupe do të përfshihen  dhe sa mbështetje do të marrin qytetarët në periudhën e ardhshme, e gjitha kjo për ti u dalur në ndihmë  gjitha kategorive të rrezikuara të krizës”.

Në pjesën për ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie pune dhe të drejtat e punëtorëve, Trençevska theksoi se nuk mbyllet dialogu social, nuk mbyllen institucionet. Ajo theksoi se të gjitha masat e ndërmarra nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale janë miratuar me përfshirjen e sektorit civil.

JOVANKA TRENÇEVSKA, MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

“Unë gjithmonë e them publikisht se ekspertiza vjen nga sektori civil, kontaktet nga komunat janë nga sektori civil, propozimet që japin janë pjesë e ligjeve që janë duke u zbatuar dhe janë në fazën e hartimit”.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska tha se verzioni përfundimtar do të jetë objekt i debateve publike, do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për të marrë kritika konstruktive nga të gjithë faktorët përkatës në mënyrë që të formohet një ligj që i përshtatet të gjithëve.

Ajo sot ishte pjesë e panelit të diskutimit në Tekstiliadën e 6-të me titull “Paga e jetesës – TANI DHE MENJËHERË” që u mbajt në Shtip. Qëllimi i manifestimit është të hapet temë në nivel lokal përmes kulturës, artit dhe debateve, të arrihen partneritete për fillimin e dialogut social për çështjet aktuale që i preokupojnë të gjithë, veçanërisht punëtorët dhe të rinjtë në vend.

Medina Ajeti /SHENJA/