(VIDEO) Protestuesit mblidhen para Qeverisë, qytetarët: Na pengon çështja e historisë!

(VIDEO) Protestuesit mblidhen para Qeverisë, qytetarët: Na pengon çështja e historisë!

Protestat e organizuara dhe të mbështetura nga VMRO-ja opozitare përpara qeverisë vazhduan edhe sot. Nga VMRO-DPMNE thonë se propozimi francez i cili është i pranueshmë për qeverinë e Kovaçevskit, është i papranueshëm për Maqedoninë e Veriut. Populli, ekspertët, intelektualët thonë se ky propozim është i dëmshëm për vendin tonë dhe çon në asimilim të popullit me urdhër të Bullgarisë.

Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-DPMNE-së

“Ky propozim është një ultimatum i cili përfshinë të gjitha kërkesat bullgare. Ajo që Qeveria mburret se është sukses i madh, në fakt është katstrofë e madhe diplomatike. Korniza negociuese përmban protokoll përmes të cilit Bullgaria do të ketë ndikim të drejtëprdrejt në tesktet shkollore, ne momunimente, do të ndikojë në ndryshimin e fakteve historike të cilat do të cenojnë jo vetëm historinë maqedonse por edhe identitetin maqedonas”

Qytetarët të cilit protestonin thonin se nuk duan të asimilohet dhe më së shumti ju pengon çështja e historisë.

Qytetari

“Ne e dim se kush jemi dhe çka jemi, nuk na duhet asnjë propozim francez. Unë jam maqedonas, nëna ime është maqedonase dhe gjyshja ime është maqedonase”

Qytetari

“Më së shumti më pengon historia, domethënë kjo jo vetëm që na prek identitetin, por hy më thell se identiteti”

VMRO-ja bëri thirrje që sonte në mbrëmje përsëri të mblidhen përpara qeverisë, për të marshuar në drejtim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, dhe ta përmbyllin protestën e tyre përpara Kuvendit.

Ndërkaq që  protesta e mbrëmshme përpara Qeverisë dhe Kuvendit u zhvillua nën tensione. Përpara Qeverisë demonstruesit janë përplasur me policinë, dhe kanë gjuajtur gurë dhe fishekzjarrë ndaj tyre. Ndërsa përpara Kuvendit kanë brohoritur me fjalë ofenduese për zyrtarë shtetërorë, dhe kanë gjuajtur objektin e parlamentit me gjësende të forta.

Protestat kundër propozimit francez janë aktivizuar para disa ditëve kur dy palët, pra Maqedonia e Veriut dhe Bullgari, pranuan ndryshimet në propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të përafruar qëndrimet për një marrëveshje trepalëshe për tejkalimin e problemeve bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Linda Ebibi /SHENJA/