(VIDEO) Protestuesit i vunë flakën rezidencës private të kryeministrit të Sri Lankës

(VIDEO) Protestuesit i vunë flakën rezidencës private të kryeministrit të Sri Lankës

Protestuesit kanë hyrë në rezidencën private të kryeministrit të Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe dhe i kanë vënë flakën.

Wickremesinghe nuk ishte në rezidencë në kohën kur u krye akti pasi ishte zhvendosur më parë në një vend më të sigurt.

Një video e drejtpërdrejtë e transmetuar nga mediat lokale dhe e parë nga CNN tregoi se rezidenca u përfshi nga flakët ndërsa turmat u mblodhën në vendngjarje.

Rezidenca private në “Fifth Lane” në kryeqytet është vendi ku banon kryeministri dhe familja e tij. Është i ndarë nga rezidenca zyrtare, e quajtur “Pemët e Tempullit”.

Wickremesinghe më herët tha se ishte i gatshëm të jap dorëheqje dhe t’i hapte rrugë një qeverie gjithëpërfshirëse.

Ndryshe, Sri Lanka është në mes të krizës së saj më të keqe financiare në shtatë dekada, pasi rezervat e saj valutore ranë në nivele rekord, me dollarët që po mbarojnë për të paguar importet thelbësore, përfshirë ushqimet, ilaçet dhe karburantin.

Qeveria kohët e fundit mori masa drastike për të përballuar krizën, duke përfshirë zbatimin e një jave pune katër-ditore për punonjësit e sektorit publik për t’u dhënë atyre kohë për të rritur të korrat e tyre. Megjithatë, masat po bëjnë pak për të lehtësuar betejat me të cilat përballen shumë në vend.

Në disa qytete të mëdha, duke përfshirë kryeqytetin Colombo, qindra vazhdojnë të qëndrojnë në radhë për orë të tëra për të blerë karburant, ndonjëherë duke u përplasur me policinë dhe ushtrinë ndërsa presin. /Telegrafi/