(VIDEO) Prokuroria kërkon paraburgim për shkupjanin, dyshohet se dhunoi tre fëmijë

(VIDEO) Prokuroria kërkon paraburgim për shkupjanin, dyshohet se dhunoi tre fëmijë

Policia të shtunën në mbrëmje arrestoi një 20 vjeçar nga Shkupi, ndërsa Prokuroria Themelore kërkoi paraburgim për të, pasi dyshohet se ai ka dhunuar tre fëmijë. Ngjarja ka ndodhur më 9 shtator, para një shkolle të mesme në Kisella Vodë.

PROKURORIA

“Përderisa njëri nga fëmijët e dëmtuar 15 vjeçar ishte ulur në bar-kafe me shokët e klasës, i dyshuari së bashku me dy persona të tjerë të panjohur ka hyrë brenda dhe e ka kapur fëmijën nga qafa dhe me forcë e ka nxjerrë jashtë. Duke e shtrënguar në qafë, ai e ka çuar në një garazh nëntokësor në afërsi dhe e ka goditur me grushta në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime të rënda fizike – thyerjen e dy dhëmbëve të përparmë, buzë të çara dhe tronditje në tru.

Nga prokuroria sqarojnë se i dyshuari më pas, i shoqëruar nga dy persona të tjerë, ka hyrë në oborrin e shkollës dhe  i është afruar dy fëmijëve të tjerë 15-vjeçarë dhe i  ka goditur me shuplaka dhe grushta duke  u ka shkaktuar lëndime fizike. Sipas prokurorisë dhuna e të dyshuarit ka shkaktuar frikë dhe pasiguri tek nxënësit e pranishëm dhe tek dëshmitarët e tjerë të ngjarjes. Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë se I dyshuari mund të ikë ose ta  pengojë procedurën penale duke ndikuar te dëshmitarët, prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit. /SHENJA/