(VIDEO) Pritet Viti i Ri në Shkup, dhjetëra persona në spital

(VIDEO) Pritet Viti i Ri në Shkup, dhjetëra persona në spital

Ndërrimi i moteve ka kaluar në një atmosferë përgjithësisht të qetë, megjithatë ka pasur disa incidente të vogla. Këtë e bënë të ditur ministri i Shëndetësi Venko Filipçe, bazuar në atë se sa pacientë kanë vizituar spitalet e qytetit, gjatë natës së mbrëmshme.

Në Klinikën për Toksikologji mbrëmjen e kaluar janë hospitalizuar 24 pacientë në gjendje të alkoolizuar.  Sipas ministri Filipçe, të gjithëve u është ofruar ndihmë mjekësore dhe janë lëshuar për mjekim shtëpiak. Ai bëri të ditur se këtë vit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, numër më i vogël i pacientëve, krahasuar me vitet e kaluara.

 Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë
“Gjatë mbrëmjes së kaluar, në Klinikën e Toksikologjisë, janë pranuar 24 persona, kuptohet në gjendje të alkoolizuar dhe të gjithë janë lëshuar në mjekim shtëpiak, pas trajtimit të duhur. Është zvogëluar shumë numri I pacientëve që pranohen përshkak të përdorimit të substancave narkotike. Këtë vit është 3, numër shumë I vogël për dallim nga vitet e kaluara. Dy nga to janë lëshuar për mjekim shtëpiak, kurse një pacient është ende në observim”.

Më tej ai njoftoi se në Qendrën urgjente gjatë mbrëmjes së kaluar 69 qytetarë kanë kaluar ndihmë, prej tyre 13 janë ndalur në spital për mjekim. 2 pacient janë lënduar nga fishekzjarrët, një nga gota e qelqtë, 8 nga dhuna fizike dhe 9 nga aksidente rrugore. Vetëm një është i lënduar më rëndë dhe i njejti është dërguar në Karill.

Në Spitalin e Qytetit  janë pranuar një numër më i madh i pacientëve, por pa lëndime serioze.

Vitin e kaluar natën e festës së vitit të ri në Klinikën për Toksikologji, ndihmë shëndetësore kishin kërkuar  më shumë persona se këtë vit, 27 persona.

Kurse në Qendrën Emergjente të spitalit “8 shtatorit”, ndihmë kishin kërkuar 38 persona, nga të cilët 4 me lëndime më të rënda nga rrahjet.

Qytetin e Shkupit, nata festive mbaroi edhe me disa fatkeqësi tjera.

Tetë zjarre janë regjistruar në territorin e Bashkisë së Shkupit gjatë kohës së ndërrimit të viteve.

Siç bëjnë të ditur nga Njësiti territorial kundërzjarreve, në territorin e Shkupit janë regjistruar tetë zjarre dhe kipet kujdestare të tyre kanë intervenuar prej orës 19:00 deri në orën 07:00 të mëngjesit. Ata njoftojnë se disa zjarre janë shkaktuar nga djegia e kontejnerëve, ndërsa në një rast është shkaktuar nga djegia e oxhakut. Gjithashtu zjarre ka pasur për shkak të defekteve në shtylla elektrike. Sipas tyre,  dëmi nga kontejnerët e djegur vlerësohet rreth 60 mijë denarë.

Emine Ismaili /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=iCWi_K7FSTQ