` . (VIDEO) Prezantohet pakoja e pestë ekonomike, Zaev: Ndihmë për të gjithë qytetarët - TV SHENJA

(VIDEO) Prezantohet pakoja e pestë ekonomike, Zaev: Ndihmë për të gjithë qytetarët

Gjithsej 29 masa me shumë prej 9.7 miliardë denarë apo 160 milion euro, prej të cilave 91.7 milion euro janë shpenzime të drejtpërdrejta buxhetore. Kjo është pakoja e pestë për mbështetje ekonomike që Qeveria e ka miratuar sot, ndërsa e prezentoi kryeministri Zoran Zaev. Masat janë të ndara në katër shtylla ndërsa parashihen mbështetje të drejtpërdrejta për kompanitë, lehtësime tatimore, kredi pa kamatë, prolongime të obligimeve dhe grejs periudhës për kredi, si dhe mbështetje për komunat dhe kompani nga sektorë të ndryshëm. Edhe në pakon e pestë Qeveria do të subvencionojë pagat për të punësuarit.

Zoran Zaev

“Masa e parë është mbështetje financiare e pagave të për të punësuarit në vlerë prej 1.920 milion denarë për muajt shkurt dhe mars të vitit 2021, me përfshirje të rreth 60 mijë të punësuarve në muaj. Mbështetja financiare do të jetë e nivelizuar në vlerë nga 14.500 deri në 21.776 denarë për pagë mujore për të punësuar, për tu ruajtur vendet e punës në kompanitë vendore varësisht nga ajo se cila kompani sa rënie ka pasur gjatë nëntorit dhe dhjetorit 20020 dhe janar 2021, krahasuar me nëntor dhe dhjetor 2019 dhe janar 2020. Pra tre muaj të njëjtë krahasohen me tre muaj të njëjtë të vitit paraprak. Masa numër një është opsionale dhe kompanitë kanë të drejtë ta përdorin ose atë ose masën e dytë, kredi me 0% kamatë për kompanitë e sektorëve turizëm, zejtari, gastronomi, transport, industria për organizimin e ngjarjeve, institucionet private shëndetësore  dhe të ngjashme edhe atë përmes Bankës për zhvillim e RMV-së”

Me pakon e pestë Qeveria do të lirojë nga pagesa vjetore e koncesionit 120 radio dhe televizione që kanë koncesione aktive, si dhe lirimi nga pagesa e frekuencave multipleks për gjithë vitin 2021 për radiodifuzerët në vend të cilëve do tu mbulohen shpenzimet për 2021 për lejen teresterial digjital multipleks dhe për transmetim.  Me masën e pestë nga kjo pako parashihet mbështetje financiare për zejtarët të cilëve do tu mundësohet vendimet për pagesë akuntative të tatimit personal tu ulen për 50% në 2021 krahasuar me vendimet e vitit 2020. Masa e gjashtë është mbështetje financiare për qytetarët përmes vazhdimit të masës për anulimin e pagesës së tatimit për të ardhura personale deri më 30 Qershor 2021. Me pakon më të re Qeveria parasheh mbështetje financiare për transportuesit ndërkombëtarë, mbështetja financiare nga 3000 deri në 10.000 euro për kompanitë që kanë rënie në të hyra në 2020 për më shumë se 50% krahasuar me vitin 2019.

Zoran Zaev, kryeministër

“Masa 11 është mbështetje për industrinë dhe operatorët për realizimin e projekteve kryesisht me karakter të interesit publik dhe shtetëror në vlerë prej 61 milionë denarë. Kjo masë është paraparë për subjekte juridike që organizojnë ngjarje publike, gjegjësisht agjenci eventi dhe marketinge, produksione dhe operatorë të tjerë të industrisë për organizimin e ngjarjeve me çka mes tjerash do të angazhohen edhe interpretues, edukatorë, punonjës kulturor, artist, muzikant dhe profesione të tjera nga kjo industri e eventit që janë goditur nga pandemia. Masa e 12 është masa për sektorin e turizmit. Bëhet fjalë për mbështetje finansiare të hoteleve që funksionojnë jashtë zonave turistike. Shuma është 64.6 miljon denarë për 2021. Mbështetja do të llogaritet sipas shtretërve të regjistruar te hotelet dhe në përputhje me metodologjinë për kategorizim që do të definohet nga Ministria e Ekonomisë”

Në pakon e promovuar sot parashihet edhe fshirja e kamatave për qytetarët ndaj institucioneve dhe ndërmarrjeve publike, ndërmarrjet komunale, DAP, ndërmarrjet lokale, komunat, si dhe institucionet e tjera me veprimtari publike. Por ky lirim nuk do të vleje për kamatat ndaj kompanisë EVN dhe kompanive të tjera private që kryejnë veprimtari publike. Edhe kompanitë private dhe operatorët që kanë nënshkruar marrëveshje me komunat, do të lirohen nga pagesa e penaleve për vonesat në punime përmes vendimeve të këshillave komunal. Me masën 27 parashihet mbështetje financiare për qytetarët e komunitetit rom, sipërmarrës rom përmes krijimit të meching fond për sipërmarrës rom. Shuma e kësaj mase është 2 milionë euro për vitin 2021 për kompanitë mikro dhe të vogla që janë në rrezik. Dy masat e fundit të kësaj pakoje parashohin rritjen e pragut për lirimin nga tatimi për regresin e pushimit vjetor nga 40 në 80% ku përfshihen kompanitë që kanë obligim të paguajnë regres për të punësuarit, si dhe mbështetja për transofrimim digjital të bizneseve që kanë shkallë të ulët të digjitalizimit.

Arben Zeqiri /SHENJA/