(VIDEO) Policia gjen 71 migrantë, tre persona në pranga

(VIDEO) Policia gjen 71 migrantë, tre persona në pranga

Policia ka arrestuar tre persona pasi ata kanë kontrabanduar 71 migrantë nga Pakistani, Siria dhe India.  Në dy rate të veçanta, në Kumanovë dhe në autostradën Gjevgjeli -Shkup policia ka gjetur migrantët dhe kontrabandistët nga Kumanova dhe Velesi.

MPB

“Më datën 18.06.2022 në ora 22:30 në Kumanovë, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria U.F.(41), nga Kumanova. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Kumanovë, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur 45 persona- migrantë, prej tyre 44 nga Pakistani dhe një nga India”.

Dyzetenjë vjeçari  është arrestuar ndërsa  migrantët janë dërguar në Qendrën Tranzitore “Tabanoc” për procedurë të mëtejme.

Po të shtunën në  ora 21:00 në autostradën Gjevgjeli-Shkup, në Pikë Pagesën Smokvicë, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar “Bogorodicë” i kanë privuar nga liria 20 vjeçarin me inicialet D.S. dhe 36 vjeçarin me inicialet M.I., që të dy të dy nga Velesi.

MPB

“Gjatë kontrollimit të automjetit transportues ‘citroen’ me targa regjistrimi të Prilepit, të cilin e ka drejtuar D.S., kurse si bashkëudhëtar ka qenë M.I., janë gjetur 26 persona migrantë ilegal nga Siria”.

Ministria e punëve të Brendshme informoi se që të dy kontrabanduesit janë arrestuar, ndërsa migrantët janë transferuar në Qendrën Tranzitore “Vinojug” në Gjevgjeli.  Pas dokumentimit të plotë të të dyja rasteve kundër tre të arrestuarve do të parashtrohen kallëzime përkatës. /SHENJA/