(VIDEO) Petkov: Rruga e evropiane është e vetmja për Maqedoninë e Veriut

(VIDEO) Petkov: Rruga e evropiane është e vetmja për Maqedoninë e Veriut

Kryeministri bullgar i dorëhequr, Kiril Petkov, në një intervistë për “BTV”, e ka vlerësuar jashtëzakonisht të mirë propozimin e presidencës franceze të Bashkimit Evropian, gjë që ka bërë që edhe qëndrimet bullgare të bëhen evropiane.

Sipas petkovit ajo që po ndodh tani në Maqedoninë e Veriut , është sepse për momentin e kanë shumë të vështirë t’i pranojnë ato pozita, por, siç thotë ai, duhet ta bëjnë nëse duan të zgjedhin rrugën evropiane.

Kirill Petkov, kryeministër në dorëheqje i bullgarisë

“Në Maqedoni duhet të kuptojnë se nëse duan të zhvillohen, rruga evropiane është e vetmja rrugë për atë vend. Do të ishte e tmerrshme nëse Shqipëria do të vazhdonte procesin e anëtarësimit për në Bashkimin Evropian, ndërsa Maqedonia do të mbetej jashtë tij”.

Propozimi francez për fillimin e negociatave me BE-në tashmë është në Kuvend dhe të hënën pritet të caktohet seanca për shqyrtimin e tij nga deputetët.

Më 30 qershor, qeveria e publikoi  propozimin francez për fillimin e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, i përbërë nga tre dokumente. Menjëherë pas kësaj filluan protestat e opozitës. /SHENJA/