` . (VIDEO) Pesë të vdekur, 88 të infektuar dhe 135 të shëruar nga koronavirusi - TV SHENJA

(VIDEO) Pesë të vdekur, 88 të infektuar dhe 135 të shëruar nga koronavirusi

88 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë njofton se ky numër është regjistruar teksa janë bërë 1618 testime.  Më tepër raste janë evidentuar në Shkup, edhe atë 45, më pas në Strumicë-7, Tetovë-6.

Instituti për Shëndet Publik njofton se 135 persona janë shëruar, ndërsa në 24 orëshin e fundit, pesë pacientë kanë humbur betejën kundër koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë

Bëhet fjalë për një pacient nga Tetova i moshës 53 vjeçare. Një pacient nga Gostivari i moshës 60 vjeçare, një nga Prilepi-57, një nga Struga 60 vjeç dhe një pacient nga Manastiri 60 vjeç.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë me koronavirus janë regjistruar 16 867 pacientë, janë shëruar 14 084 pacientë, ndërsa 705 e kanë humbur jetën.

Për momentin raste aktive në vend janë 2 078.

Enis Murtezi /SHENJA/