` . (VIDEO) Përgjysmohen pagat e funksionarëve, nuk preken pagat e administratorëve - TV-SHENJA

(VIDEO) Përgjysmohen pagat e funksionarëve, nuk preken pagat e administratorëve

Nëpunësve të administratës shtetërorë dhe
publike nuk do të ju preken pagat, ndërsa funksionarëve të zgjedhur dhe emëruar
do të ju shkurtohen në nivel të pagës minimale. Nga ana tjetër, Qeveria do të
subvencionojë 14.500 denarë të neto pagës ose 50% të kontributeve të pagës për
të punësuarit në sektorin privat, ka vendosur Qeveria në mbledhjen e fundit ku
ka miratuar pakon e dytë të masave ekonomike për mbështetje të sektorit privat
dhe sigurimin e likuiditetit të buxhetit shtetëror.
Oliver Spasovski, kryeministër
“Me masën numër një që sot është
konfirmuar parashihet mbështetje financiare për kompanitë nga sektori privat të
prekur nga kriza ekonomike. Lëndë e kësaj mbështetje financiare është pagesa e
pagave të të punësuarve te punëdhënësi kërkues të mbështetjes financiare për
muajt prill dhe maj në vlerë maksimale 14.500 denarë në muaj për të punësuar, në
përputhje me orët efektive të kaluara në punë. Subvencionimi i 50% të
kontributeve për pagave. Për kompanitë e prekura vendosim 50% subvencion të
kontributeve dhe kjo është masë alternative e masës paraprake, neto pagës së
subvencionuar. Masa e dytë, ndihmë për sportistë. Të gjithë punëtorët sportiv të
punësuarit në shoqatat sportive, Qeveria do të sigurojë pagë minimale 14.500
denarë për prill dhe maj. Ndihmë për artistët. Për 141 artistë të pavarur do të
sigurohet pagë minimale për muajt prill dhe maj dhe kontribute përmes ministrisë
së kulturës”

Spasovski tha se kompanitë që do të përfitojnë nga kjo masë kanë kusht që të
mos ndajnë dividenta dhe shpërblime për të punësuarit dhe anëtarët e këshillave
drejtues dhe mbikqyrës. Me masë të ve[antë që do të publikohet ditëve në
vazhdim, Qeveria do të mbështesë edhe zanat[injtë e profileve të ndryshme. Masa
e katërt parasheh pagë minimae, apo dëmshpërblim për qytetarët që kanë mbetur
pa punë për shkak të krizës në në vlerë prej 50% nga paga mesatare e të punësuarit
në periudhë prej 6 muajve.
Spasovski njoftoi se funksionarëve të zgjedhur dhe emëruar do të ju ulet paga në
14.500 denarë, ndërsa këshilltarët komunal dhe anëtarët e komisioneve që kanë
një punë tjetër nuk do të marn asnjë kompenzim.
Oliver Spasovski, kryeministër

“Të
gjithë funksionarët e emëruar dhe zgjedhur në nivel lokal dhe qëndror do të
marin pagë minimale për muajt prill dhe maj, 2020. Kjo nënkupton presidenti i
shtetit, kryetari i Kuvendit, deputetët, kryetari i Qeverisë, ministrat,
kryetarët e komunave dhe të gjithë personat e tjerë të zgjedhur dhe emëruar do
të zbatohet dispozita e kësaj urdhërese përve[ se kjo nuk do të vlejë për
personat e emëruar në institucionet publike shëndetësore. Masa e gjashtë
kryetarët e këshllave udhëheqës dhe mbikqyrës të institucioneve publike nga
pushteti ekzekutiv dhe lokal, kryetarët dhe anëtarët e këshillave komunal,
kryetarët dhe anëtarët e komisionmeve të formuara nga pushteti qëndror dhe
lokal që në të njëjtën kohë punojnë në një vend tjetër, nuk do të marin asnjë
kompenzim derisa zgjat kriza. Masa nuk do të vlejë për personat e papunë”

Në pakon e re të Qeverisë parashihet kompenzim
prej 7000 denarë për amvisëri për personat pa angazhim pune ose persona që kanë
qenë pjesë e ekonomisë informale. Nga kjo masë do të përfitojnë 20 mijë amvisëri
nga ekonomia joformale dhe 30 mijë që aktualisht shfrytëzojnë. Qeveria ka
shfuqizuar ligjin për përmbarim deri në fund të Qershorit 2020 me [ka përmbaruesit
do të jenë të obliguar të ndërpresin ndërmarjen e [farëdo veprimi përmbarues. Përve[
shtyerjes së pagesës së kamatave në banka, Qeveria ka vendosur edhe shtyerjen e
pagesës së qerasë për banesat sociale dhe për të gjithë qytetarët. Përve[
subvencionimit të pagave ose kontributeve, Qeveria ka ofruar dhe linja të reja
për kredi të kompanive mikro, të vogla dhe të mesme. Buxhet shtesë prej 8
miljon euro ka ndarë Banka për zhvillim për kredi pa kamatë dhe pa shpenzime
administrative për këto kompani, ndërsa, përmes Bankës evropiane për investime
janë siguruar edhe 50 miljon euro për kredi përmes bankave komerciale me kushte
të volitshme dhe shkallë dukshëm më të ulët të interesit. 
Qeveria ka vendosur edhe për shfrytëzimin e pjesës së parë të pushimeve verore
për këtë vit si dhe shfrytëzimin e pjësës së mbetur nga pushimi i vitit të
kaluar, ndërsa ka hapur edhe një fond solidar për mbështetje të luftës kundër
korona virusit ku do të mund të kontribuojnë të gjithë personat fizik dhe
kompanitë që kanë mundësi dhe vullnet.
Oliver Spasovski
“Masa e 16. Formimi i fondit solidar
KOVID 19. Në Qeveri do të hapet llogai e ve[antë për donacone nga persona fizik
dhe juridik që do të kenë mundësi dhe vullnet të dhurojnë mjete që do të shfrytëzohen
për ndihmë dhe mbështetje për menaxhim me krizën e shkaktuar nga korona virusi.
Dhe këtu i ftoj të gjithë personat fizik dhe juridik të cilëve ky shtet ju mundësoi
të sigurojnë përfitim, të solidarizohen me të punësuarit, me qytetarët e
Maqedonisë së Veriut dhe të ndihmojmë në këtë fond të përbashkët solidar”

Përveç këtyre masave, personat që në [farëdo baze janë të angazhuar me honorare autoriale nga institucionet shtetërpre dhe që janë në të njëjtën kohë të punësuar dikund tjetër, do tu paguhet 50% honorar më i ulët nga marrëveshja e paraparë. Kjo masë nuk do të vlejë nëse të ardhurat nga honorari i janë të ardhurat e vetme për personin e angazhuar. Spasovski në konferencën e sotme ka apeluar edhe një herë që edhe më fuqishëm tu përmbahemi rregullave, rekomandimeve që i sjellin personat kompetent, mjekët, epidemiologët dhe janë sjellë si vendime zyrtare të Qeverisë me qëllim që sa më lehtë dhe sigurt të përballojmë situatën e krijuar shëndetësore dhe pasojat ekonomike nga KOVID19. Arben Zeqiri /SHENJA/