` . (VIDEO) Për një muaj Prokuroria shqiptoi një mijë e 20 dënime - TV SHENJA

(VIDEO) Për një muaj Prokuroria shqiptoi një mijë e 20 dënime

Për
një muaj që kur ka hyrë në fuqi gjendja e jashtëzakonshme, Prokuroria Publike
ka ngritur ndaj 1020 personave procedurë për shkelje të nenit 205 dhe 206 të
kodit penal që kanë të bëjnë me mesrespektimin e masave dhe ndalesave të
Qeverisë siç janë vetëizolimi, ora policore dhe ndalesat për shërbimet hotelierke.
Më së shumti dënime janë shqiptuar për shkeljen e orës policore, gjithsej 918 në
mbarë vendin, 91 persona janë dënuar për shkelje të masës për vetë izolim dhe
11 dënimë janë shqiptuar për shërbimet hotelierike.

Kryeqyteti kryeson listën me numrin më të madh të dënimeve, 244 për shkelje të
orës policore dhe 17 për persona që nuk kanë respektuar masën për vetëizolim.
Pas Shkupit, qyteti me më shumë dënime të shqiptuara është Manastiri ku nga 97
dënime gjithsej, 89 janë shqiptuar për shkelje të orës policore dhe 8 për vetëizolim.
Me vetëm katër dënime më pak pason Prilepi ku numri i personave që janë dënuar
për shkelje të masës për vetëizolim është I njëjtë me Manastirin, ndërsa për
shkelje të orës policore janë dënuar 85 person. Pas këtyre qyteteve rradhitet
Tetova me 79 dënime gjithsej dhe që të gjitha janë për shkelje të ndalesës për
lëvizje gjatë orës policore për periudhën 30 ditore të gjendjes së jashtëzakonshme.

Qytetet
më të disciplinuara gjatë kësaj periudhe, deri më 16 prill janë treguar Kërçova
me një dënim të vetëm të shqiptuar për shkelje të masës për vetëizolim, Ohri me
6 dënime, katër për vetëizolim dhe 2 për shkelje të orës policore, Sveti Nikola
me 3 gjoba për masën e vetëizolimit dhe 5 për lëvizje pa leje gjatë orës
policore dhe Dibra me 5 dënime për shkelje të orës policore dhe 4 për objektet
hotelierike.

Nga Prokuroria Themelore Publike njoftuan se gjobat kanë varijuar dhe janë të ndryshme në çdo qytet dhe sipas veprës që kanë kryer. Dënimi më i vogël I shqiptuar është 300 euro, ndërsa më i larti ka shkuar deri në 5 mijë euro. Gjatë kësaj periudhë janë kapur edhe persona të tjerë të cilët kanë shkelur orën policore, por një pjesë prej tyre kanë kaluar me paralajmërim pasi kanë respektuar dhe zbatuar urdhërat e zyrtarëve policor. Siç është njoftuar der më tani janë arrestuar dhe dënuan qytetarët të cilët kanë bërë shkelje më të rënda, nuk kanë zbatuar urdhërat e policisë në vendngjarje ose kanë treguar sjellje agresive ndaj zyrtarëve.

Arben Zeqiri /SHENJA/