` . (VIDEO) Për një ditë 640 kandidatë për regjistrues të popullsisë - TV SHENJA

(VIDEO) Për një ditë 640 kandidatë për regjistrues të popullsisë

Vetëm gjatë ditës së parë janë paraqitur 640 kandidatë për regjistrues rajonal dhe instruktorë për regjistrimin që duhet të mbahet në shtator. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, i cili ka shtuar se përgatitjet për fillimin e regjistrimit janë duke u zhvilluar me rritëm të përshpejtuar.

Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë

“Në të gjitha 50 rajonet regjistruese kanë aplikuar kandidatë edhe për regjistrues edhe për instruktorë. Konkursi do të zgjasë deri më 5 gusht, pas së cilit do të vijojë testimi i kandidatëve dhe zgjedhja finale që duhet të bëhet më së voni deri më 15 gusht pas së cilës do të vijojë trajnim.
Arsovski theksoi rëndësinë e zbatimit të këtij operacioni statistikor.

Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë

“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë është përgjegjësi e secilit qytetar ndaj shtetit. Në atë mënyrë secili prej nesh kontribuon ndaj shtetit bazuar në të dhëna dhe jo në supozime. Të dhënat nga regjistrimi i popullsisë janë konfidenciale dhe të mbrojtura”
Kujtojmë se regjistrimi i popullsisë është dashur të mbahet prej datës 1 deri më 21 prill, por u shty pas një takimit në mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderin e opozitës maqedonase Hristijan Mickoski. Ata në takimin dy palësh, u dakorduan që regjistrimi të fillojë në 5 shtator dhe të mbarojë më 30 shtator.

Enis Murtezi /SHENJA/