` . (VIDEO) Për nëntë ditë janë regjistruar 512 mijë qytetarë - TV SHENJA

(VIDEO) Për nëntë ditë janë regjistruar 512 mijë qytetarë

Për nëntë ditë janë regjistruar 512.457 qytetarë, 158.519 familje dhe 212.464 apartamente. Regjistrimi po zhvillohet me intensitetin e dëshiruar, pa pengesa dhe probleme. Kështu tha drejtori I entit shtetëror të statistikave Apostol Simovski.  Ai theksoi se është jashtëzakonisht i kënaqur me ritmin me të cilën po realizohet regjistrimi, si dhe me punën e regjistruesve, duke theksuar se me këtë ritëm regjistrimi do të kryhet me sukses brenda afatit të përcaktuar.

Apostol Simovski, drejtor i ESHS

“Sfida të vogla teknike që kanë ekzistuar në fillimin e realizimit të këtij operacioni statistikor janë tejkaluar. Tashmë ka disa ditë që regjistrimi po realizohet pa probleme dhe me intensitet të mirë”.

I pyetur nëse mund të regjistrohen personat që nuk janë në shtëpi, Simovski  tha se regjistrim pa dokument nuk mund të ketë.

Apostol Simovski, drejtor i ESHS

 “Nuk presim që çdo anëtarë i familjes të jetë në shtëpi, por regjistrim pa dokument nuk mund të ketë. Kyçe që një person të regjistrohet, është numri amë. Kështu që pa dokument, jo. Aty ku mungon ndonjë anëtar i familjes, atëherë merremi vesh që tjetër ditë të regjistrohet ai, nuk do të thotë se anëtarët tjerë të familjes nuk mund të regjistrohen. Kështu kemi vepruar deri tani, kështu do të jetë”.

Simovski theksoi se numri i refuzimeve është jashtëzakonisht i vogël dhe i  parëndësishëm, pavarësisht fushatës negative që ka pasur dhe ka ende gjatë gjithë kohës që synohet të pengojë realizimin e regjistrimit. Ai theksoi se edhe aty ku ka refuzim në fillim, shkohet përsëri dhe bisedohet me ata persona.

Apostol Simovski, drejtor i ESHS

“Shkon instruktori ynë shtetëror, shkon komisioni i regjistrimit dhe deri më tani praktika tregon se personat e kuptojnë rëndësinë e procesit dhe në fund regjistrohen. Nuk zbatojmë sanksione akoma dhe shpresojmë se kjo nuk do të ndodh deri në fund të regjistrimit, gjegjësisht do të arrijmë që t’i bindim këta persona se ajo propagandë kundër realizimit të regjistrimit në thelb është sistem i deziformatave”.

Regjistrimi I popullsisë nisi më 5 shtator dhe pritet të përfundojë më 30 shtator, ndërsa regjistrimi I diasporës nisi më 1 mars dhe do të përfundojë më 30 shtator.  /SHENJA/