(VIDEO) Për herë të parë një film nga Maqedonia në Festivalin e Berlinit

(VIDEO) Për herë të parë një film nga Maqedonia në Festivalin e Berlinit

Filmi i regjisores Teona Strugar Mitevska është zgjedhur në konkurencë zyrtare në festivalin e filmit në Berlin. Premiera e filmit në Berlin do të jepet më 10 shkurt. Producentja dhe njëra ndër aktorët e filmit, Labina Mitevska tha se filmi është rezultat i punës së palodhshme dhe investimit të punës dhe dashurisë së madhe.

Labina Mitevska, Producente
“Në tapetin e kuq kemi qenë para saktë 25 viteve në Veneci. Mendoj se një çerek shekulli është pritje shumë e gjatë për kinematografinë maqedonase që sërish të përjetoj  këtë dhe duhet të jemi të gjithë së bashku krenarë. Shpresoj se kjo do t’i hap dyert filmit maqedonas që ai të jetë i pranishëm dhe të flitet për të, veçanërisht në këtë kohë kur duhet të flasim gjithkund për Maqedoninë. Më dë miri atë mund ta bëjmë përmes kulturë, veçanërisht përmes filmit”.

Drejtori i Agjencisë së Filmit, Gorjan Tozija pret që ky film të arrijë sukses të madh. Sipas tij, gjatë 10 viteve ka pasur kuantitet të filmave për të cilat janë harxhuar shumë të holla dhe nuk është arritur ndonjë sukses.

Gorjan Tozija, Drejtor i Agjencisë së Filmit
“Pas 25 viteve ndodh që film maqedonas të shkoj në konkurencë zyrtare në një festival të kategorisë A. Ky është një gëzim i madh për të gjithë profesionistët e vërtetë dhe punëtorët e filmit”.

Filmi në fjalë është xhiruar në shkurt dhe mars të vitit të kaluar në Shtip ndërsa postproduksioni është punuar në Francë, Belgjikë dhe Slloveni. Filmi ka të bëjë me një femër të re të papunësuar nga Shtipi, e cila në Ditën e Ujit të Bekuar vendos të hidhet në ujë për të kapur kryqin dhe kur arrin të kap atë, fillojnë problemet e saj. Rolin kryesor e luan Zorica Nusheva, ndërsa në të aktrojnë edhe Xhevdet Jashari dhe Bajrush Mjaku.

Teuta Buçi /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=7gy_hMmSTLU