(VIDEO) Pendarovski: Skriningu është procesi prioritar në 14 muajt e ardhshëm

(VIDEO) Pendarovski: Skriningu është procesi prioritar në 14 muajt e ardhshëm

Në 14 muajt e ardhshëm skriningu është procesi absolutisht prioriteti më i rëndësishëm politik për ne, duhet të kapemi për reformat. Kështu deklaroi numri një i shtetit, presidenti Stevo Pendarovski duke nënvizuar se vendi në këtë plan ka mjaft detyra shtëpie për të bërë. Pendarovski për Televizionin 24 theksoi se vendi duhet të përkushtohet në pjesën e reformave, veçanërisht në sferën e sundimit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT
“Mendoj se duhet të përkushtohemi tek punët që  derisa bisedonim dhe prisnim në dy vitet e fundit që disi ta tejkalojmë bllokimin bullgar, këtu disa punë nuk shkonin për të mirë, veçanërisht në pjesën e sundimit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit të lartë.”

Presidenti tha fokusi duhet të jetë te reformat madje edhe para ndryshimeve kushtetuese, por nëse Qeveria ndërkohë siguron shumicën për ndryshimet e nevojshme kushtetuese atëherë presidenti nuk ka gjë kundër.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT
“Nuk mendoj se ndryshimi i Kushtetutës sot ose në muajt qe vijnë duhet të jetë prioritet politik i Qeverisë. Por nëse Qeveria e cila ka shumicë në Kuvend mendon ndryshe, nuk mund të them jo”.

Qëndrimi politik i presidentit Pendarovski është se vendit i nevojitej një referendum, por jo në këtë formë që e ka propozuar VMRO-DPMNE.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT
“Edhe unë isha i përgatitur të dal dhe të votoj në referendum në të cilin do të parashtrohej pyetja ‘A jeni për BE apo nuk jeni’”.

Pendarovski paralajmëroi  se me ftesë të Presidentit Rumen Radev, ai do të vizitojë  Sofjen  më 1 tetor. Presidenti tha se deri më tani ka zhvilluar 4 biseda telefonike me homologun e tij Radev, të cilat siç tha, i referoheshin temës së importit të energjisë elektrike. /SHENJA/