` . (VIDEO) Pendarovski: Situata me pandeminë është shumë serioze, duhet kujdes - TV SHENJA

(VIDEO) Pendarovski: Situata me pandeminë është shumë serioze, duhet kujdes

“Situata është serioze. Ndërsa kjo situatë nuk pres që të përdoret për fitim të poenave politike, pasi në këtë rast realisht të gjithë jemi humbës”. Kështu u shpreh i pari i shtetit Stevo Pendarosvki, pas përfundimit të takimit të Këshillit të Sigurisë. Presidenti Pendarovski bëri të ditur se në takim nuk është hapur çështja e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Mirëpo, edhe nëse vije deri tek diskutimi rreth saj, tani ka Kuvend dhe ai meret me këtë çështje. Ai shtoi se edhe vendet e Evropës, nuk kanë paralajmëruar ose vendosur orë policore në nivel territorial.

Stevo Pendarovski, president   

“Dua që ta dini këtë. Na duhet ti ndjekim në mënyrë precize veprimet e Francës dhe Gjemanisë, si vendet e para që e paralajmëruan  ‘lock doën-in’. Deri në këtë moment në Evropë nuk ekziston asnjë shtet që ka vendosur në gjithë teritorin e saj orë policore. Edhe ajo që njihet si ‘lock doën’ në Francë dhe Gjermani, në Francë është ndaluar lëvizja e qytetarëve nga rajoni në rajon, ndërsa në Gjermani as limit të këtillë nuk ka. Ndërsa në po të dyja shtetet nuk janë mbyllur shkollat”.

Ndërkaq, kryeministri Zoran Zaev sqaroi për qytetarët se gjendja e jashtëzakonshme nuk ka të bëjë me caktim të orës policore dhe të karantinës.

Zoran Zaev, kryeministër  

“Gjendje e jashtëzakonshme nuk ka lidhje me orën policore dhe me karantinën. Pra, nuk na duhet gjendje e jashtëzakonshme, që Qeveria të shpallë orë policore, nuk na duhet që të shpallim karantinë. Gjendje e jashtëzakonshme, që ta dinë më mirë qytetarët, thjeshtë bëhet vetëm për reaksione të shpejta, vendime të shpejta dhe të ngjajshme. Parlamenti punon dhe funksionon. Mua më frikëson mundësia jo e hapur për punë online e Kuvendit, sespe sipas informacioneve të mia deri tani kemi më shumë 10% të deputetëve të sëmurë ose në vetëizolim për shkak koronavirusit.

Se nuk janë duke menduar për mbylljen e kufijve, bëri të njohur ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai tha se kufiri me Kosovën por dhe vendet tjera nuk do të mbyllen, sepse sipas tij analizat flasin se infektimet janë lokale dhe nuk vijnë nga jashtë vendit.

 Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë  20:14

“Tani për tani jo. Po asnalizohet anketa epidemiologjike dhe mënyra e transmetimit të virusit. As edhe kur anketa epidemiologjike ishte e qetë dhe as tani nuk ka numër të madh të rasteve që don të thonë sjellje të virusit nga jashtë, gjegjësisht transmetim përshkak se dikush ka qëndruar jashtë ose nga qytetarë të jashtëm. Problemi tek të gjitha vendet në rajon, Evropë dhe tek ne është nga transmisioni lokal”.

Në Këshillin e Sigurisë me kërkesë të presidentit ishte edhe ministri i Shëndetësisë, i cili siç u shpreh Pendarovski e ka njoftuar për resurset, planet e ministrisë dhe punën e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Ndërsa, kryeministri Zaev e ka informuar ekonominë vendore dhe funksionimin e Shtabit të Krizës.

Emine Ismaili /SHENJA/