(VIDEO) Pendarovski: Propozimi francez është i pranueshëm!

(VIDEO) Pendarovski: Propozimi francez është i pranueshëm!

Presidenti Stevo Pendarovski pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë tha se për të propozimi francez në formën që është tani, është i pranushëm. Ai tha se tre elemente janë të rëndësishëm.

E para, me propozimin hiqet vetoja bullgare e cila zgjat dy vite dhe lejon hapje formale të bisedimeve pas 17 viteve pritje.

Stevo Pendarovski, president

“E dyta mundëson proces të skriningut që është fazë e patjetërsueshme para fazës së bisedimeve për kapitujt, dhe e treta që është shumë e rëndësishme, me asgjë nuk e cenon identitetin maqedonas, për shkak se për se ka formulim të qartë pa fusnota. Përse po e quaj kompromis transitor? Për shkak se e zgjidh problemin aktual, bllokadën aktuale, por në vete ka parashikuar bllokadë të re, e cila mund të jetë e brendshme. Duke e ditur konstalacionin e brendshëm, pragun prej dy të tretave, që për momentin është e paarritshme. Në këtë kusht përmbahet edhe paradoksi më i madh i propozimit. Këtu tek ne askush nuk është kundër futjes së bullgarëve në Kushtetutë por polarizimi i brendshëm e pamundëson konsensusin. Ky kusht mendoj se është pika më e dobët e këtij propozimi

Pendarovski tha se nuk beson se është i saktë percepcioni që po krijohet në një pjesë të opinionit se kjo është dilemë fati të jesh ose jo, edhe për shtetin edhe për kombin dhe se gjoja këto ditë duhet të sjellim vendim që do ta definojmë të ardhmen e kombit dhe shtetit.

Stevo Pendarovski, preisdent

“Qëndrimi im është se me vendimin që ta pranojmë propozimin e modifikuar francez do të sjelim vetëm vendim për të hapur bisedimet, të cilët e dimë se zgjasin me vite. Koha e bisedimeve të shkurta ka mbaruar kur ishte sinkronizim i mundur. Vendimi që të pranojmë propozimin e modifikuar nuk do të jetë as triumf historik që tenton ta tregoj njëri kamp, e as mos sukses dhe debakël si dëshirojnë ta tregojnë nga kampi tjetër. Sipas mua bëhet fjalë për kompromis tranzicional për njërën nga fazat e integrimeve të BE-së, dhe sipas meje në këtë format ky propozim është i pranueshëm”,

Pendarovski pret që pasi propozimi të hyjë në Qeveri, të miratohen konkluza, ku do të qëndron se, që nga dita e hapjes së bisedimeve deri në mbylljen e bisedimeve, nëse ka probleme nga Bullgaria në lidhje me identitetin dhe gjuhën, se në të nijetin moment vet duhet të tërhiqemi nga ato bisedime. Enis Murtezi /SHENJA/