(VIDEO) Partitë në pushtet dënojnë aktet e dhunshme në protestat e opozitës

(VIDEO) Partitë në pushtet dënojnë aktet e dhunshme në protestat e opozitës

Partitë në pushtet dënojnë ashpër aktet e dhunshme n;  protestën e mbrëmshme të opozitës VMRO-DPMNE dhe “Levicës”. Nga LSDM, thonë se nuk do të lejojnë që të përsëritet 23 prilli i vitit 2017, që ashtë synimi i mbrëmshëm i opozitës maqedonase. Sipas tyre, protesta kundër propozimit francez vë në rrezik të ardhmen e vendit, dhe janë në dëm të shtetit.

LSDM

“E dënojmë ashpër dhunën dhe incidentet që ndodhën në protestën e organizuar nga VMRO-DPMNE dhe E Majta para ndërtesave të Qeverisë dhe Kuvendit. Publiku ishte dëshmitarë i tentativës për përsëritje të sulmit të 27 prillit të vitit 2017 nga partitë politike që nuk ia mendojnë të mirën as shtetit dhe as qytetarëve. LSDM-ja, institucionet, qytetarët nuk do të lejojnë sjellje të tilla të rrezikshme, destruktive të kërcënojnë të ardhmen e vendit, tentimet për destabilizimin e vendit do të mposhten sërish”

Edhe BDI ka dënuar dhunën e mbrëmshme në protesta, ndërsa bënë thirrje që të ndalohen protestat e tilla anti-evropiane nga forcat pro-ruse.

BDI

“Dhuna dhe imazhet e mbrëmshme, duke sulmuar institucione dhe forcat e rendit, tregojnë qartë se organizatorët dhe mbështetësit e protestave të dhunshme vazhdojnë të kultivojnë qëllime destruktive anti-europiane, duke i shërbyer kështu politikave pro-ruse në vend për destabilizim të vendit dhe rajonit”

Partitë në pushtet thonë se në momentin kur vendi është drejt rrugës për të arritur qëllimin tre dekadësh, VMRO-ja dhe “Levica”, nuk duhet të ndërmarrin vendime të tilla për protesta të dhunshme, të shpërndajnë lajme të rrejshme dhe të mendojnë skenarë të errët  për të frikësuar qytetarët.

Linda Ebibi /SHENJA/