` . (VIDEO) Parlamenti Evropian: Zgjedhjet testim i pjekurisë politike - TV SHENJA

(VIDEO) Parlamenti Evropian: Zgjedhjet testim i pjekurisë politike

Fushatë zgjedhore të besueshme, transparente dhe objektive pa dezinformata dhe frikësime. Kjo është kërkesa e eurodeputetëve përgjegjës për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian. Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, Raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kyçyk, së bashku me kryetarin dhe nënkryetarin e Komitetit të Përbashkët Parlamentar, Andreas Shnajder dhe Marion Valsman, është se zgjedhjet do të jenë testim i pjekurisë politike të vendit.

Ilhan Kyçyk, Raportues për Maqedoninë e Veriut
“Më 15 korrik, populli i Maqedonisë së Veriut do të ushtrojë të drejtën e tyre politike për të vendosur se kush do të qeverisë vendin për katër vitet e ardhshme, duke e udhëhequr atë përmes fazave kryesore të negociatave të vështira me BE-në”

Duke pasur parasysh krizën shëndetësore, eurodeputetët u kërkojnë të gjithë aktorëve politik të veprojnë me përgjegjësi. Ata gjithashtu kujtojnë se marrëveshjet e fqinjësisë së mirë me Greqinë dhe Bullgarinë do të jenë “në qendër të së ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut”

Eurodeputetët

 “Përmes gjithpërfshirjes, tolerancës dhe diplomacisë pozitive, Maqedonia e Veriut ka treguar se është e përkushtuar të tejkalojë ndarjet e brendshme dhe të jashtme, duke dhënë shembull për fqinjësinë. Vazhdimi i dialogut ndërpartiak pas zgjedhjeve ka rëndësi të madhe. Anëtari më i ri i NATO-s ka nevojë për siguri politike për të vazhduar në rrugën e konsolidimit demokratik dhe procesit të transformimit”

Parlamenti Evropian mirëpret përpjekjet e Komisionit Evropian për të paraqitur sa më shpejt kornizën e bisedimeve dhe i nxit vendet anëtare që ta miratojnë atë pa vonesë.

Ajnur Bafqari /SHENJA/