` . (VIDEO) Pamjet e dronit deshifrojnë planin e terroristëve për të akuzuar ushtrinë turke - TV SHENJA

(VIDEO) Pamjet e dronit deshifrojnë planin e terroristëve për të akuzuar ushtrinë turke

Zbulohet se terroristët në veri të Irakut kanë fajësuar ushtrinë turke duke i vendosur vetë zjarrin zonave pyjore, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet e sigurisë, mësohet se terroristët po aplikojnë mënyra të ndryshme për të diskredituar Turqinë dhe për të akuzuar Forcat e Armatosura Turke (TSK) të cilat kanë kryer operacione të sukseshme në veri të Irakut.

Nga pamjet e marra nga dronët është zbuluar se terroristët e PKK-së, të cilët kanë marrë goditje të rënda me operacionet, pasi i kanë vënë zjarrin zonave pyjore, janë përpjekur që të krijojnë përshtypjen se këto zjarre janë shkaktuar nga ushtria turke.

Në pamjet e regjistruara sekondë për sekondë vërehen që dy terroristë i vendosin zjarrin zonës pyjore, përhapja e zjarrit te pemët dhe tymi intensiv që ngrihet për një kohë të gjatë në zonë.

Pamjet e dronit deshifrojnë planin e pabesë të terroristëve për të akuzuar ushtrinë turke

Pamjet e dronit deshifrojnë planin e pabesë të terroristëve për të akuzuar ushtrinë turke http://v.aa.com.tr/1936145

Gepostet von Anadolu Agency Shqip am Sonntag, 9. August 2020