` . (VIDEO) Pakoja e katërt, përfitojnë qytetarët dhe kompanitë - TV SHENJA

(VIDEO) Pakoja e katërt, përfitojnë qytetarët dhe kompanitë

Mbështetje financiare ndaj qytetarëve dhe kompanive do të ketë edhe më tej. Për këtë siguron Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Kjo njoftoi ai, do të bëhet përmes pakos së katërt të masave ekonomike, mirëpo, ai nuk zbulon se çfarë përmbajnë masat dhe se a do të vazhdojnë t’i shfrytëzojnë ato të njejtat kompani që i kanë shfrytëzuar deri tani. Këto tha Bekteshi do t’i prezantojë kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, pasi për të njëjtat t’i informojnë Odat Ekonomike dhe Sindikatat.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë  

“Se do të ketë pako të 4 të masave, sigurisht që do të ketë. Tashmë çdo institucion i ka dorëzuar propozimet dhe projektsionet e tyre. Së bashku me kryetarin e Qeverisë, i cili udhëheq me ekipin ekonomik, tashmë i kemi rishikuar të gjitha propozimet e Odave Ekonomike. Se a do të ketë ndihmë për kompanitë dhe qytetarët, sigurisht që do të ketë. Unë nuk dua të hyj në detaje sepse propozimet tona në atë mënyrë si i kemi marrë nga Odat, dua ta respektoj edhe dialogun publiko-privat. Sigurisht që kryeministri do t’i thërrasë të gjitha Odat Ekonomike gjatë kësaj jave dhe sipas anketës besoj se deri në fund të javës kryetari i Qeverisë, do t’i prezantoj masat të cilat do të implementohen menjëherë sa të kalojnë në Qeveri”.

Ministri Bekteshi duke prezantuar mandatin e tij për 4 vjetet e ardhëshme premtoi se ai dhe ekipi i tij do të punojnë në mënyrë aktive për ta ripërtrirë ekonominë dhe për ta bërë atë të qëndrueshme.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë   

“Kriza nga pandemia në vitin e kaluar ka ngadalësuar disa nga projektet që janë realizuar. Në gati shtatë muajt e kaluar i kemi ndryshuar prioritetet, dmth fokusi u vendos tek qytetarët më të prekur dhe sektorët më të prekur nga pandemia. Ne do të vazhdojmë në atë drejtim në periudhën tjetër derisa e gjithë bota të kthehet në normalitet. Por, unë së bashku me ekipin tim tashmë jemi duke punuar në mënyrë aktive në masa dhe politika, të cilat do të mbështesin ripërtëritjen e rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, në përfitimet e të cilave do të gëzojnë sa më shumë qytetarë dhe kompani”.

Ai poashtu premtoi edhe për vende të reja të punës, në mënyrë që të ulet papunësia në vend.

Emine Ismaili /SHENJA/