` . (VIDEO) Osmani për Bullgarinë: E dimë çfarë bëjmë, kemi linjat e kuqe - TV SHENJA

(VIDEO) Osmani për Bullgarinë: E dimë çfarë bëjmë, kemi linjat e kuqe

Besoni, kemi strategji, e dimë çfarë bëjmë. Kemi linjat e kuqe në mbrojtje të interesave kombëtarë dhe shtetërorë dhe fuqishëm qëndroj në mbrojtje të këtyre intersave. Kështu është shprehur ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, lidhur me memorandumin e Bullgarisë për të cilin ka shprehur keqardhje dhe ka thënë se është në kundërshtim edhe me parimet e marrëveshjes për fqinjësi që nënshkruajtën dy vendet. Por, Osmani tha se nuk ka nevojë për deklaratë të ngutshme dhe reagime të shpejta, pasi vendi ka strategji për tejkalimin e situatës dhe vazhdimin e marrëdhënieve të mira të vendosura mes dy vendeve.

Bujar Osmani, ministër i punëve të jashtme  

 “Mund të shprehi keqardhje sepse evitohet nga parimet në të cilat bazohet marrëveshja për fqinjësi dhe bashkëpunim, qëllimi I së cilës ishte të jepen korniza dhe instrumente për të kaluar dallimet që ekzistojnë mes dy vendeve ndër dekada edhe atë instrumente që do ti ndajnë çështjet politike prej atyre historike. Të mos keqkuptohem, nuk them të vendosen prioritete të njërës mbi tjetrën, por është dëshmuar historikisht që ata dy trajektore, zhvillimi I marëdhënieve kulturore, ekonomike dhe zgjidhja e dallimeve në interpretimin e çështjeve historike, derisa ishin të përziera dhe nuk kishte kornizë konkrete, as njëra dhe as tjetra nuk prodhonte rrezultat. As nuk kishim sukses në zgjidhjen e dilemave dhe as thellim të marëdhënieve”

Marrëveshja për fqinjësi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ishte dokument I rëndësishëm që bëri kthesë në marrëdhniet mes dy vendeve, tha Osmani, duke siguruar se çështja e gjuhës dhe identitetit maqedonas mbetet i padiskutueshëm dhe i pakontestueshëm. Ai tha se kjo është e drejtë e vetëvendosjes së popujve, që nuk mund ta cënojë asnjë palë e dytë.

Bujar Osmani, ministër i jashtëm  

 “Çështja e karakteristikave dhe atributeve identitare, dalin nga e drejta e vetëvendosjes së popujve dhe ata nuk janë pjesë e kontesteve bilaterale që duhet dikush të ulet dhe ti zgjidhë. Çështja e fuigurave historike është pasi ata nuk mund të shprehen, andaj duhet të ulen historian dhe të gjejnë dokumente historike për atributet e identitetit të tyre. Megjithatë për çështjen e gjuhës dhe karakteristikat e tjera identitare janë  e drejtë bashkëkohore për vetëvendosje dhe këtë e pranojnë miqtë tanë”

Osmani ka thënë se debati i fundit i hapur me fqiun lindor do të tejkalohet në kornizat e marrëveshjes së nënshkruar dhe nuk duhet lejuar që problemet të thellohen në prag të hapjes së bisedimeve me Bashkiminm Evropian. Ai tha se Qeveria është e përkushtuar për zgjidhjen e kontesteve në mënyrën më të mirë dhe thellimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet fqinje.  

Arben Zeqiri /SHENJA/