(VIDEO) Osmani: Nuk duhet ndarë çështjet në “shqiptarë” dhe “maqedonas”

(VIDEO) Osmani: Nuk duhet ndarë çështjet në “shqiptarë” dhe “maqedonas”

Letra e Dimovskit, merr përgjigjen ministrit të Jashtëm Bujar Osmanit. Përmes një statusi të gjatë në profilin e tij në facebook, Osmani i kundërpërgjigjet Ilija Dimovskit të VMRO-s, ku fillimisht i thotë se e kupton atë por nuk pajtohet me mënyrën se si ai i ndan çështjet e “shqiptarëve” dhe të “maqedonasve”, ashtu siç duhet. Më tej, thotë se gjuha maqedonase është e garantuar, se në këtë kornizë nuk ka të përfshira çështje bilaterale dhe se nuk është e vërtetë që procesi i bisedimeve do të prolongohet.

Bujar Osmani, ministër i Jashtëm

“Thuhet se gjuha maqedonase në mënyra të ndryshme do të rrezikohet. Faktet janë krejt ndryshe. Edhe në kornizë edhe në konkluzionet e propozimit dhe në të gjitha dokumentet, gjuha maqedonase mbetet gjuha zyrtare me të cilën BE do të komunikoj edhe atë pa asnjë fusnot, yll, sqarim, asgjë. Kjo gjuhë zyrtare më vonë, me anëtarësimin tonë në BE, mbetet gjuhë e pastër zyrtare në Unionin, në të njejtën mënyrë si gjermanishtja, frengjishtja, bullgarishtja dhe të tjerat”

Osmani ka theksuar se Korniza negociuese definohet tani, harmonizohet dhe ky proces përfundon.

Bujar Osmani, ministër i Jashtëm

“Është vetë procesi i nisjes së bisedimeve dhe gënjeshtrat se prolongohet fillimi i bisedimeve. Pas mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare, me kapacitet të plotë e fillojmë skriningun, proces të cilin e kalojnë të gjitha vendet dhe ajo përafërsisht zgjatë me vite. Njejtë do të veproj edhe Shqipëria”.

Nëse jemi të sinqertë se nuk e kemi problem t’i vendosim kroatët, bullgarët dhe malazezët si bashkësi etnike të pranuara në vendin tonë shton Osmani, atëherë duhet çojmë këtë deri në fund. Sipas tij, kemi kohë të mjaftueshme në këtë periudhë që ‘i përfundojmë detyrimet tona, ashtu siç është e paraparë për çdo vend, pas përfundimit të skriningut të nisim me hapjen e klastereve dhe kapitujve.

Për Osmanin, propozimi francez është propozimi më i mirë dhe pranueshëm deri tani.

Emine Ismaili /SHENJA/