(VIDEO) Osmani: Me amerikanët pajtohemi se ka probleme me korrupsionin në Maqedoninë e Veriut

(VIDEO) Osmani: Me amerikanët pajtohemi se ka probleme me korrupsionin në Maqedoninë e Veriut

Vitet e ardhshme janë vitet e pastrimit përfundimisht të korrupsionit në të gjitha nivelet e mundshme. Këtë e deklaroi ministri Bujar Osmani, duke shtuar se personalisht nuk është ambicioz, sepse nuk ka shoqëri të pastruar plotësisht nga kjo e keqe. Sipas tij, edhe Maqedonia e Veriut duhet ta kalojë atë pjesë në mënyrë që të jetë vërtet një vend shembull jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Ministri  Osmani tha se tani është shansi për këtë.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

 “Vitet e ardhshme do të jenë vite të politikës antikorrupsion për shtetin që të kthehet në një model unik. Atë që kemi krijuar në sferën e demokracisë multietnike, si kulturë e marrëdhënieve, e dialogut, e zgjidhjes së konflikteve dhe çështjeve, kemi krijuar një model serioz të këtij shteti në rajon. Ne ende duhet të kemi demokraci serioze dhe institucione serioze në luftën kundër korrupsionit dhe do të jemi ashtu siç duhet të jemi, siç presin miqtë tanë dhe siç presin qytetarët tanë”.

Osmani tha se pajtohet me deklaratat e ambasadores së SHBA-së në vend, Angela Price Aggeler se vendi ka problem me praninë e korrupsonit. Ai potencoi se pikërisht për luftën ndaj korrupsionit SHBA-së i është kërkuar ndihmë në procesin e dialogut strategjik.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Menjëherë pas nisjes së dialogut strategjik tani në korrik, menjëherë në kudër të dialogut strategjik , SHBA-të dhanë ad-hock mbështetje, mendoj prej 4,2 milionë aurove vetëm për mbështetje të politikave anti-korrupsion, ne vetë në temat që i kemi propozuar deri tek SHBA-të për dialogun strategjik, nëra prej temave më të rëndësishme për ne ishte ndihma për politikën anti-korrupsion”

Mes tjerash, Osmani tha se është koha që të gjithë faktorët politik të bashkohen në luftë kundër korrupsioni, me qëllim që të përmirësohet imazhi i vendit edhe në këtë.

Medina Ajeti /SHENJA/