` . (VIDEO) Osmani dhe Derkovski thirrje për zgjedhje demokratike - TV SHENJA

(VIDEO) Osmani dhe Derkovski thirrje për zgjedhje demokratike

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani dhe kryetari i KShZ, Oliver Derkovski, u kanë bërë thirrje organeve kompetente për përgatitje të aktiviteteve të qeta e demokratike të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 12 prill. Osmani, pas takimit që mbajti me kreun e KShZ-së, deklaroi se edhe pse proceset e fundit zgjedhore kanë qenë demokratike dhe nuk kanë marrë ndonjë vërejte serioze, zgjedhjet e 12 prillit do të jenë edhe më të rëndësishme, pasi korrespondojnë me samitin e ardhshëm të BE-së, ku duhet të sjellet vendim për hapjen e negociata. Sipas tij, mbajtja e procesit zgjedhor në atmosferë të lirë e demokratike, do të ndikonte në imazhin e vendit para shteteve anëtare të BE-së.

Bujar Osmani,  Zv/kryeministër për çështje evropiane

“Ajo çfarë do të bëjmë ne prej sot, si qeveri teknike, por edhe si institucione, si komisione të ndryshme, që kemi përgjegjësi për organizimin e procesit zgjedhor, do të ndikojë drejtpërdrejt në imazhin, në përshtypjen që do e krijojmë te të gjitha vendet e BE-së, përfshirë te ata që janë më hezituese, përfshirë edhe ata të cilët ndonjëherë kërkojnë edhe një alibi të vogël për të vazhduar ose për të penguar këtë proces. Unë mendoj se kemi përgjegjësinë shumë më të madhe se në çdo cikël tjetër zgjedhor. Të gjithë ne që kemi çfarë do përgjegjësie në këto zgjedhje, që t’i kemi zgjedhjet më të mira në historinë e proceseve zgjedhore këtu tek ne, që dita e katër e fushatës të na pret me një vendim për hapjen e bisedimeve”.

Ndërka, kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski, theksoi përgjegjësinë e të gjitha institucioneve në procesin zgjedhor, duke shtuar se zgjedhjet duhet të jenë të përsosura dhe nuk duhet të lënë hapësirë për argumente kundër.

Oliver Derkovski, KShZ

“Para nesh ekziston një periudhë në të cilën të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces duhet të marrin përgjegjësinë tonë ndaj vetvetes, qytetarëve dhe shtetit, si dhe ta kryejnë këtë proces me të vërtetë në mënyrën më të përsosur. Të mos japim alibi dhe argument për askënd, që të thotë se zgjedhjet ishin të këtilla ose të atilla, por të jetë një procedurë normale në të cilën qytetarët ushtrojnë të drejtën e tyre të votës”.

Derkovski është pyetur edhe në lidhje me pastrimin e listave zgjedhore, ai tha se lista është në rregull dhe vazhdimisht përditësohet dhe sipas tij, në listën zgjedhore janë personat që janë shtetas të vendin, që kanë mbushur 18 vjet dhe që kanë nënshtetësi dhe vendbanim në shtet në pajtueshmëri me kodin zgjedhor dhe askush tjetër nuk është në listë zgjedhore.

Teuta Buçi /SHENJA/