` . (VIDEO) Ora policore, Ganiu: Qetë në komunën e Çairit - TV-SHENJA

(VIDEO) Ora policore, Ganiu: Qetë në komunën e Çairit

Rrugët e qytetit të Shkupit zbrazen dhe qëndrojnë të heshtura si pasojë e orës policore nga ora 21:00 e mbrëmjes deri në orën 05:00 të mëngjesit me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID 19.  Edhe banorët e lagjeve të komunës së Çairit tregohen mjaft të kujdesshëm në këtë aspekt. Nëpër rrugë nuk mund të takosh njeri përveç atyre që dalin me leje për  kryerje të obligimeve të punës apo personave me raste urgjence.

Kryetari i Komunës së Çairit në linjë të drejtpërdrejtë në emisionin PARADITE ME NE në TV SHENJA, deklaroi që banorët e Komunës së Çairit janë të  ndërgjegjshëm gjatë orës policore në vend, në përjashtim të disa lokaleve dhe rasteve individuale që në ditën e parë patën disa lëshime ndërsa gjatë ditëve të tjera nuk ka asnjë parregullsi .

VISAR GANIU, KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT

“Me të vërtetë kjo është për çdo lëvdatë, jam në komunikim të vazhdueshëm me ministrinë e punëve të brendshme dhe me komandirin e stacionit polior të Bit Pazarit dhe përveq se në raste urgjente kur ka ndonjë të moshuar të sëmurë apo ndonjë fëmijë, që duhet urgjent të kalojnë apo ta vizitojnë klinikën universitare, spitalin e qytetit apo poliklinikat, po edhe atëherë janë shumë të kujdesshëm lajmërohen tek numri 192, ku i paralajmërojnë targat, lajmërojnë se për çfarë rasti nisen dhe kështu mund të themi që nuk kemi as një rast që e shkel orën policore” .

Ganiu më tej tha që në bashkëpunim me qendrën rajonale si shtabi i emergjencës dhe kryqin e kuq kanë bërë mjete propaganduese, informuese për qytetarët dhe mbrojten nga virusi dhe po të njejtat janë vendosur nëpër lagje të Çairit, poashtu deri më tani nuk ka asnjë banor të infektuar të Komunës së Çairit.

VISAR GANIU, KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT

“Më gëzon fakti që deri më tani nuk kemi asnjë  të infektuar në Komunën e çairit, së paku të evidentuar dhe besoj që duke mbajtur higjienën në nivel të duhur, duke përdorur sa më shumë mjete higjienike. Duke përdoru mjete dezinfektuese do të qëndrojmë larg këtij virusi dhe mos ta lëmë që të afrohet tek ne”

Kreu i Çairit, Ganiu porositë Të qëndrojmë në shtëpi e të mos dalim pa nevojë dhe të gjithë së bashku ta ta luftojmë këtë pandemi.

Ndryshe personat të cilët nuk e respektojnë orën policore,  varësisht nga situate  dënohen me 1 vit burg apo me shumë të të hollave deri në 2000 euro.

Medina Ajeti /SHENJA/