(VIDEO) Opozita ndërpret protestën për Bajram, rinis nesër

(VIDEO) Opozita ndërpret protestën për Bajram, rinis nesër

Protestat  e organizara nga partitë opozitare maqedonase, sot nuk do të mbahen,  pasi  ata do të solidarizohen me  qytetarët muslimanë që sot festojnë festën  e Kurban Bajramit. Nga VMRO-DPMNE, informojnë se protesta do të rinisë nesër nga ora 19:00, para ndërtesës së Qeverisë në Shkup.

Të premten nën moton “Ultimatum – Jo faleminderit”, opozita për rreth një orë bllokoi udhëkryqin tek qeveria dhe tre autostrada.

Vlado Misajlovski nga VMRO-DPMNE, gjatë protestës së djeshme, I cili edhe udhheqi bllokadën në rrugën Veles-Shtip, deklaroi se këtu nuk ka parti, nuk ka ndarje, vetëm njerëz që luftojnë për të drejtat e tyr. Ai më tej tha se  të gjithë jemi këtu për të thënë jo dhe jo.

Misajlovski deklaroi se ajo që duan të bëjnë bullgarët është të ndërhyjnë drejtpërdrejt në punët e brendshme të Maqedonisë sepse duan të ndryshojnë Kushtetutën, të ndryshojnë historinë dhe tekstet shkollore.

Ndryshe, protesta ka filluar  të  mbahet që një javë, pas arritjes të propozimit francez, që për opozitën maqedonase nuk është I pranushëm . sipas tyre me këtë propozim, dëshirohet që ti bullgarizojnë dhe asimilojnë qytetarët maqedonas.

Samir Mustafa /SHENJA/