(VIDEO) Oksford: Kalimi tek burimet e energjisë së renovueshme i kursen botës 12 trilionë dollarë

(VIDEO) Oksford: Kalimi tek burimet e energjisë së renovueshme i kursen botës 12 trilionë dollarë

Duke kaluar nga lëndët djegëse fosile në burimet e rinovueshme të energjisë, bota mund të kursejë deri në 12 trilion dollarë deri në vitin 2050, sipas studimeve të Universitetit të Oksfordit.

Raporti, i përcjellë nga BBC, thekson se është i gabueshëm mendimi pesimist se një tranzicion i shpejtë drejt burimeve më të pastra të energjisë është i shtrenjtë. Dihet se çmimet e benzinës janë rritur për shkak të shqetësimeve në rritje për furnizimet globale të energjisë. Por, studiuesit besojnë se kalimi tek burimet e rinovueshme tani ka kuptim ekonomik për shkak të rënies së kostove të tyre.

DEPARTAMENTI I KËRKIMIT TË UNIVERSITETIT TË OKSFORDIT

“Përfundimi ynë është se ne duhet të ecim me avull të plotë përpara kur bëhet fjalë për kalimin në energjinë e gjelbër, sepse kjo do të na kursejë para”.

Rezultatet e raportit të shkencëtarëve britanikë bazohen në një studim të të dhënave historike mbi çmimet e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe lëndëve djegëse fosile dhe se si ato ka gjasa të ndryshojnë në të ardhmen.

Të dhënat e karburanteve fosile shkojnë më shumë se njëqind vjet, duke filluar nga viti 2020, dhe tregojnë se pas llogaritjes së inflacionit dhe paqëndrueshmërisë së tregut, çmimi nuk ka ndryshuar shumë.

Burimet e rinovueshme të energjisë kanë ekzistuar vetëm për disa dekada, kështu që ka disi më pak informacion rreth tyre, thuhet në raport.

Medina Ajeti /SHENJA/