(VIDEO) OEMVP shpalosi platformën elektronike para koalicionit Aleanca-Alternativa

(VIDEO) OEMVP shpalosi platformën elektronike para koalicionit Aleanca-Alternativa

Oda Ekonomike e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti takimin e parë me krerët dhe kandidatët potencial të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, me qëllim të bashkëpunimit të mirëfilltë. Kryetari I Odës, Nebi Hoxha tha se do të jenë të hapur që si biznes  të përfshihen në zhvillim e të gjitha  komunave.

Nebi Hoxha, drejtori i Odës Ekonomike

“Në këtë takim sot ne si Odë Ekonomike do  e shpalosim platformën ekonomike për zhvillim lokal që kemi përgatitur së bashku me anëtarët e odës ekonomike ku janë të theksuara në veçanti të gjitha prioritetet që ne si biznes na tangojnë”

Kryetarët e koalicionit, Afrim Gashi dhe Ziadin Sela thanë se e bukura e këtij takimi është fakti  se është shndërruar në një traditë që çdoherë para zgjedhjeve parlamentare apo lokale të mbajnë takim me odën ekonomike. Sipas tyre biznesi është një segment shumë i rëndësishëm për platformën, që ata si koalicion do ta shpalosin ditëve në vazhdim.

Afrim Gashi, kryetar i partisë Alternativa

“Ne këtu jemi bashkë me zotrin Sela dhe me kandidatët për kryetar komunash, që bashkërisht dhe secili kryetar të shohë a mund ta përmirësojë programin e tij, në  çfarë dimensioni mund të kemi zgjidhje më efektive. E gjithë kjo në funkion të realizimit të interesave të qytetarëve”

Ziadin Sela, kryetar i partisë Aleanca për Shqiptarët

“Kuptohet që kur flasim për biznesin ne flasim për sektorin real, që realisht edhe zhvillimi dhe gjithçka që ne  e premtojmë për zgjedhjet lokale me vet si arritjen për ndryshim, biznesi është një element i cili e bën kuptimplotë dhe i jep vërtetësi premtimeve elektrorate që ne i japim”

Gashi dhe Sela gjithashtu theksuan se në këndvështrimin e tyre si koalicion, ata vazhdojnë që një pjes të pikave programore ta kenë decentralizimin e mirëfilltë të pushtetit lokal. Sipas tyre kjo është një betejë politike që vazhdimisht e bëjnë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë.

Linda Ebibi /SHENJA/